I forti i Pogradecit 'Liri i Rrushkës', u kap në çadër me gruan e fëmijën! Me vete kishte pistoletë dhe 58 fishekë

I forti i Pogradecit 'Liri i Rrushkës', u kap në çadër me gruan e fëmijën! Me vete kishte pistoletë dhe 58 fishekë

Ilir Berberi

Ky që shihni në këtë foto është Ilir Berberi, i konsideruar si i “forti” i Pogradecit dhe në qytet thirret “Liri i Rushkës”, për shkak se nëna e tij, quhet Ruzhdie.

Berberi, së bashku me Meard Berberin ose “Koron” dhe disa persona të tjerë, dyshohen nga policia dhe prokuroria e Pogradecit, se kanë organizuar dy sulmet me armë të datës 1 dhe 8 gusht 2020 në hotel “Voloreka” në Drilon. Për më tepër Ilir Berberi, është marrë i pandehur dhe shpallur në kërkim qysh prej datës 11 gusht 2020 për akuzën e “Kanosjes për të mos kallëzuar” kryer ndaj biznesmenit Jetmir Muçllari, “Kundërshtim të forcave të policisë” kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Këto vepra penale, Ilir Berberi i ka kryer gjatë muajit shkurt 2020 në ambientet e gjykatës së Pogradecit, ku Berberi së bashku me djalin e tij, Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi, vëllain e Mariglen Topuzit, kanë kërcënuar me jetë dëshmitarin Jetmir Muçllari, i cili do dëshmonte në një proces gjyqësor kundër Mariglen Topuzit, të akuzuar për djegie makine.

(Mariglen Topuzi)

Meard Berberi

Këta persona i kanë pohuar Muçllarit se nëse do dëshmonte kundër Topuzit do e vrisnin atë dhe djalin e tij. “Liri i Rushkës” i konsideruar si i “forti” i Pogradecit qëndronte i fshehur në një çadër me ngjyrë rozë të vendosur në një pyll, ku flinte me bashkëjetuesen dhe vajzën e tij 3 vjeçe.

Sipas dosjes që “Shqiptarja.com” disponon arrestimi i Ilir Berberit është kryer në vendin e quajtur “Bregu i Muçit” mbi fshatin Verdovë Pogradec, ku është konstatuar në pjesën e pyllëzuar sipër fshatit një çadër fushimi me ngjyrë rozë, e fiksuar në tokë midis disa gurëve që ndodheshin aty.

Në raportin e policisë thuhet se: “…me të konstatuar këtë çadër duke dyshuar se aty mund të ishte fshehur personi në kërkim Ilir Berberi, shërbimet e policisë kanë shkuar brenda saj dhe aty është gjetur Ilir Berberi, i cili po flinte në një dyshek në tokë brenda çadrës…”.

Gjithashtu brenda në çadër është gjetur duke fjetur edhe Blerina Poçe së bashku me një fëmijë të moshës 3 vjeç, A.B. Blerina Poçe, është bashkëjetuese e Ilir Berberit. Gjatë kontrollit të ushtruar në çadër, janë gjetur të futura në një qese plastike 58 fishekë pistolete. Teksa ka gjetur këtë qese me fishekë, policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm brenda çadrës dhe më pas është konstatuar poshtë dyshekut të fjetjes një armë zjarri pistoletë model CZ 9 milimetërshe.

Arma ishte e pajisur me një krehër me 7 fishekë dhe sipas policisë, një plumb është gjetur gjatë kontrollit teknik të armës në folenë e pistoletës. Pas kapjes në flagrancë është kryer prangosja e Ilir Berberit dhe shoqërimi i tij në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Momentalisht Berberi ndodhet në burg, pasi gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e arrestit në burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, “Kanosjes për të mos kallëzuar” kryer ndaj biznesmenit Jetmir Muçllari, “Kundërshtim të forcave të policisë” kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Berberi ka apeluar vendimin dhe pritet që në ditët në vijim do jetë gjykata e Apelit Korçë, për të vendosur nëse i “forti” i Pogradecit do lirohet ose jo.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Celo mezani: 30/08/2020 12:56

    Duroni sa të vijne arabet dhe afrikanet toptan kane per tu bere pershesh

    Përgjigju
  • Kukesi: 28/08/2020 05:38

    Lili eshte njeshi ne zone vetem emerin tja permendesh aq duhet.Hallallllll

    Përgjigju
  • Iris: 27/08/2020 23:50

    Ky na qenka <<I forti>> I Pogradecit?!Topuzi e Meardi duken sikur ta mbushin syrin me shume.S.d.q.kriminelet shqiptare perdite japin prova qe jane disa nga budallenjte me te medhenj te botes :qenka KAMUFLUAR ne pyll me cader fushimi ngjyre roze.Kaq me nxitim te madh per t'ia mbathur paska qene ky ,sa nga e keqja dhe cadra loder e se bijes vlente per tu fshehur?!Policise nuk I eshte dashur fare te hyje ne pyll,e ka gjetur me dron.

    Përgjigju
  • Lomi: 27/08/2020 19:09

    Edhe ngjyren e cadres e paska gjet taman, qekin lodh policet me e gjet ne pyll, hajde toc hajde

    Përgjigju
  • Asterix: 27/08/2020 18:59

    Ka bere ndonje vrasje te bujshme ky berberi se nga pamja duket i lodhur shume

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/08/2020 18:53

    Ne shkoder mendonim se ne pogradec ishte veç i nderuari Lasgush, por ja qe paska dhe krimba

    Përgjigju
    • Pogradeci: 29/08/2020 23:41

      Nk e di ti ca ka pg hajt shik nga afer

  • Une: 27/08/2020 17:42

    Njeri fshatar, tjetri psikopat .... po car behet keshtu ore qener. Po vihet debili me mjeker drejtor juridik ne ujsjelles? Kush ishte ai hale drejtor ate kohe o qener.... keto fshataret karrocjer qe tranzicioni i beri me benca e me atlete, jane funderrima qe vihen poshte me nje gellba*e

    Përgjigju
    • deni: 28/08/2020 07:38

      Si ti (UNE dhe CADRA PISTOLET) jeni i njejti person se keni shkruar me te njejten adres emaili po sa per djeni njerzit ne pune nuk i merr drejtori po i sjell partia ,se dhe ai ujsllsi i pare nuk kish lene MYDE e CELO pa futur ne pune me gjith soj e sorrollop. Prandaj xhelozia eshte semundje e keqe KUJDES.

    • cadra pistolet: 28/08/2020 01:26

      ish-drejtori quhet Valter Gora, pak a shume i te njejtit nivel me Koron dhe Lilin e rrushkes. Ky eshte anetar i PS-se dhe u vu ne ate post nga ish-deputeti dhe kryetari aktual i bashkise Pogradec Ilir Xhakolli.

  • vjeshta: 27/08/2020 16:04

    Po ku ka të fortë Poradeci a të *ifnja mëndjen! Ç'na bëtë të qeshim!

    Përgjigju
    • Vlora: 30/08/2020 09:50

      Me gangesterat e pogradecit martohen me vajzat e xhaxhait dhe vajzat e tezes aq trima dhe gangestera jan.. selenica = by*lepires edhe homo..

    • TT.ue: 29/08/2020 03:35

    • Landon: 28/08/2020 04:24

      E ke me info te sigurt ket qe po thu andon

    • Ana: 27/08/2020 21:21

      Selenica meso pak me shume ta shkruash me mire fjalen jevgjit e para nuk jan jevgjit jan komuniteti rom po nuk ke faj ti e ka shkollimi yt mos rend shume pas mitingjeve politike po studjo me shume gjuhe e drejteshkrim

    • Andon: 27/08/2020 20:29

      Kshu si ti tha njeri ju Pogradecaret maximumi me semafor te kuq futeni , e mori pergj per 1 ore , dhe nuk ka len te forte pa fut me mbyll mhb , uroj ti mirekuptosh PG

    • O vjeshta: 27/08/2020 19:17

      Ku ka te fort ??

    • Selenice: 27/08/2020 18:02

      Ik more vlonjat efgjite

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona