Katër muaj pas konfiksimit të pasurisë prej 200 milion lekësh në pronësi të Dashamir Gjokës i njohur si i forti i Shijakut, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ia rikthen pasurinë këtij të fundit duke prishur vendimin e shkallës së parë.

Në mars iu konfiskua kompleksi e 200 mln lekë
Ishte ankimi i vetë Gjokës tashmë biznesmen pranë Apelit të Krimeve të Rënda që çoi në prishjen e vendimit të dhënë në muajin mars nga shkalla e parë për konfiskim pasurie, mes të cilës edhe kompleksin turistik Gjoka.

Gjoka rezulton i dënuar në Itali me një dënim 10-vjeçar për shfrytëzim prostitucioni, trafik droge dhe organizatë kriminale, por ekstradimi i tij drejt Italisë është rrëzuar më parë nga drejtësia shqiptare.

Me këtë vendim pronat e sekuestruara i kthehen sërish biznesmenit dhe familjeve të tij të cilët prej 1 viti u përballën me drejtësinë duke fituar sërish.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com