'I gjithë' Maroku në Katar, ja sa fluturime janë rezervuar për gjysmëfinalen kundër Francës

'I gjithë' Maroku në Katar, ja sa fluturime janë rezervuar për gjysmëfinalen kundër Francës

Fansat e Marokut

Franca dhe Maroku luajnë të mërkurën në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Në qytetin Al Khorr të Katarit skuadra e Marokut do bëjë historinë, teksa janë afrikanët e parë që luajnë deri në këtë fazë të një Kupe Bote. Në lidhje me këtë sukses qytetarët në Marok kanë bërë "namin", duke prenotuar të gjitha fluturimet për në Katar.

"Air Maroc" bën me dije se janë 30 fluturime të plotësuara deri tani për nesër dhe pasnesër, me afro 6 mijë tifozë shtesë që do i shtohen fansave që tanimë prej ditësh kanë qenë në mbështetje të kombëtares që i surprizoi të gjithë duke kaluar Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë.

Kompania ajrore marokene ka bërë zbritje dhe për 472 dollarë udhëtimi i tifozëve do jetë vajtje-ardhje. " Performanca e jashtëzakonshme dhe heroike e ekipit kombëtar gjatë Kupës së Botës 2022 do të jetë përgjithmonë e gdhendur në kujtesën e marokenëve. Një performancë e arritur, veçanërisht falë entuziazmit të publikut maroken, lojtarit të 12-të. Për të lejuar shumë marokenë që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar, të përjetojnë emocionin e gjysmëfinales së Kupës së Botës ‘Royal Air Maroc’ ka ngritur një urë të vërtetë ajrore midis Casablancas dhe Dohas", thuhet në njoftim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'