I infektuar me koronavirus, kreu i urgjencës nga karantina tregon kurën më të mirë: Lot dhe fjalë zemre!

Kreu i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj dy ditë pasi u infektua me koronavirus në një postim në faqen e tij në Facebook tregon gjendjen shëndetësore dhe si po e përballon këtë moment të vështirë. Brataj shprehet se është drejt përmirësimit, pasi tani ka më pak kollë dhe shenja më të lehta të sëmundjes, që e cilëson si tinëzare. Kreu i Urgjencës thotë se po e fiton këtë luftë falë edhe pozitivitetit të treguar nga qytetarët.

"Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit Sars Cov2, që shkakton sëmundjen e COVID-19. Nuk e them për t’ju falenderuar më shumë nga ç’duhet, nuk e them për tu dukur më i rëndësishëm, nuk e them për publicitet, nuk e them per të marre sa më shumë share…Jo! Për asnjë nga këto arsye! Si gjithmonë, i drejtpërdrejtë me ju, këtë e ndjej ta them, e ndjej ta shpreh, e ndjej ta ndaj me ju qindra e mijëra persona që i shoh për herë të parë në profilin tim, e ndjej ta ndaj me pacjentë, miq, shokë, mjekë, infermierë, shoferë, sanitarë, kolegë, profesionistë, bashkëpunëtorë, politikanë, gazetarë, media dhe njerëz të thjeshtë, që nuk pushuat dhe vazhdoni të shkruani e të më uroni shërim të shpejtë. Nuk është aspak e thjeshtë për askënd të marë lajmin se është i infektuar nga coronavirusi; nuk është aspak lajm i mirë kur ke të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare dhe jo plotësisht të njohur; nuk është aspak e këndshme që familiarët dhe bashkëpunëtorët e tu të njoftohen nga mediat!

Ju garantoj se kura më e mirë është poziviteti juaj pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot, po lot me ngashërim, lot që pushojnë vetëm kur heq sytë nga ato mesazhe, sms, apo hartime tuajat të shkruajtura me fjalë zemre, me dashuri nëne, shoku, kolegu, me ndjenjë humane. Unë tani kam pak kollë dhe shenja më të lehta të semundjes. Jam më mirë, edhe falë këtij poziviteti të vazhdueshëm që ju më dhuroni. Shpresoj të kthehem sa më shpejt…… Unë do të kthehem që të vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku, për t’ju shprehur edhe njëherë, shumë, shumë, shumë, shumë mirënjohje ! Falnderimi për ju është shumë pak!" thotë Skender Brataj, që ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kthehet dënimi me vdekje në Shqipëri?

Komento

Komente

  • Mkndi: 26/03/2020 22:28

    Respekte dhe sherim te shpejte i nderuar Dr. Brataj. Jemi me ty.

    Përgjigju
  • DAJ CENI: 26/03/2020 20:11

    Shendet doktor me zemer te madhe Flake sa me shpejt virusin per te miren tuaj te familjes tuaj dhe te gjithe shqiptareve ku fale mendjes tuaj te ndritur dhe punes te palodhur kemi sot kete urgjence plotesisht profesionale dhe funksionale gje te cilen e kam te vertetuar vete ku fale shpejtesise te pa imagjinueshme dhe profesionalizmit te ekipit mjekesor nena ime e ndodhur ne gjendje kritike per jeten nga nje goditje ne zener sot eshte shume mire dhe me shendet te plote fale nderhyrjes ne kohe dhe me efikasitet. Edhe njehere falenderimet me te sinqerta per punen tuaj fisnike. Sherim te shoejte doktor. Respekte

    Përgjigju
  • A...Zh: 26/03/2020 18:23

    Doktor, fitoje luften per vete qe pastaj te luftosh e fitosh edhe per ne. Megjithese nuk te njohe nga afer, do te doja te te perqafoja! Te presim doktòr, por mos u vono shume.

    Përgjigju
  • Shqipetar: 26/03/2020 18:12

    Sa nevoje ka shqiperia per te tille njerez.. Sherim te shpejte doktor..

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/03/2020 17:52

    Sherim te shpejte o qytetari i botes humane

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Në ndjekje nga policia, i riu me 'Touareg' në Korçë hedh pistoletën në koshin e plehrave