Respektimi i masave anti-COVID në një kohë që po përjetojmë edhe një valë të re të pandemisë janë shumë të rëndësishme dhe njerëzit tashmë janë mjaft të ndërgjegjësuar. Por duket se një vajzë adoleshente është më e ndërgjegjësuar seç duhet, pasi ka qëlluar me grushte një grua në Bruklin, pasi nuk u bind të vishte maskën.
Sipas mediave, bëhet me dije se vajza fillimisht i ka kërkuar gruas të mbajë maskën anti-COVID, por ajo refuzoi duke bërë që të linde një debat mes tyre i cili edhe agravoi.
Sulmi ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit të 28 tetorit pranë rrugës Fulton në lagjen Ocean Hill në Brooklyn në qytetin e Nju Jorkut.
Adoleshentja është shpallur në kërkim, pasi pas incidentit është larguar.