I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli

I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania ish-efektivi i RENEA-s Adrian Pikli

Ish efektivi i RENEA-s Adrian Pikli, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Revansh’ është ekstraduar nga Gjermania.

Ndaj 29-vjeçarit GJKKO ka caktuar më 15 maj 2024 masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në dosjen e SPAK thuhet se ka dyshime se Deivis Bajramaj dh Adrian Pikli merreshin me trafikimin e armëve, të cilat dyshoheshin se i merrni nga jashtë vendit dhe më pas i tregtonin tek persona me precedentë penale.

‘Në periudhën e komunikimeve Adrian Pikli rezulton i punësuar në institucionin e Policisë së Shtetit dhe konkretisht në repartin Renea. Ky shtetas duke shfrytëzuar pozicionin e punës si punonjës policie krijon lehtësira për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm të organizuar nga ai vetë dhe bashkëpunëtori i tij Deivis Bajramaj. Të dhënat e përftuara nga deklarimet e shtetasit Nuredin Dumani, përputhen me të dhënat e përftuara nga komunikimet në Sky, ku rezulton të jenë dërguar edhe foto të armëve, apo nga përmbajtja rezultojnë përshkrimet përkatëse për armët luftarake të tregëtuara.’- thuhet në dosjen  SPAK.

Urdherarrestet e firmosura ne kuader te operacionit "Revanshi" 
1. Arben Ndoka – në kërkim
2. Arian Tuku-i arrestuar
3. Ilia Ndoka- i arrestuar
4. Samuel Ndoka- në kërkim
5. Vinçens Tuku- në kërkim
6. Ervis Martinaj-  në kërkim i zhdukur prej 2022 
7. Jozi Kraja- në kërkim
8. Astrit Avdyli- i arrestuar
9. Aldo Avdyli- në kërkim
10. Miri Bruli- i arrestuar
11. Naim Stafuka-arrestuar
12. Emiljano Shullazi- i arrestuar
13. Blerim Abazi-i arrestuar
14. Elvis Ndreca-  arrestuar
15. Oltion Zefi-
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca- i arrestuar
18. Kasandër Noga- i arrestuar
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha- i arrestuar
21. Enver Diva- arrestuar
22. Robert Laçi- i arrestuar
23. Fatmir Troplini -i shpallur në kërkim
24. Klodian Shahini- i arrestuar
25. Henerigert Mitri- i arrestuar
26. Gjergji Cukali- i arrestuar
27. Kristos Teta
28. Denis Meta- arrestuar
29. Gentian Binjaku
30. Viktor Imeraj- i arrestuar
31. Satilno Basho-në kerkim
32. Marklen Haka- në kërkim
33. Tori Xheçuka- në kërkim
34. Edison Muçeku- në kërkim
35. Albert Zaja- në kërkim
36. Florenc Kelmendi- në kërkim
37. Ardit Gjokrosa- në kërkim
38. Deivis Bajramaj- i arrestuar
39. Adrian Pikli- arrestuar
40. Durim Bami- I arrestuar në Dubai
41. Endrit Dokle-  I arrestuar
42. Xhelal Rraja-
43. Altin Morina
44. Leonard Duka
45. Erlis Duka-ne kërkim
46. Fatmir Hyseni-në kërkim
47. Altin Gega- Në kërkim
48. Drianto Bardhi- I arrestuar
49. Fabio Ballabani- në kërkim
50. Elton Zalla- në kërkim

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike