I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani

I kërkuar për trafik droge, Apeli lë në fuqi ekstradimin e Princ Dobroshit në Gjermani

Princ Dobroshi

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi, lejimin e ekstradimit të Princ Dobroshit në Gjermani, i cili është në kërkim për trafik kokainë.

Gjykata e Shkallës së Parë më 14 shkurt 2024 kishte lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e Princ Dobroshit, në Gjermani, pasi gjykata e Hamburgut ka nxjerrë urdhër-arresti, sepse dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë. Më 29 mars, SPAK, sekuestroi pasuritë e Princ Dobroshit dhe kunatit të tij Olsi Syziu,, të hetuar dhe të dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë.

Princ Dobroshi njihet ndryshe me nofkën 'Peshkaqeni'. SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit

'Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me lejimin e ekstradimit me qëllim ekzekutimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj shtetasit kosovar me iniciale P. D, nga ku rezulton se Gjykata Themelore Hamburg, Gjermani, me vendimin nr. 162 Gs 1782/23 , dt. 06.09.2023,  ka nxjerrë urdhër arresti për shtetasin kosovar P.D , pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal, sipas Kodit Penal të Republikës së Gjermanisë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 334 Regj.Them, datë 14.02.2024, ka vendosur:

-Të lejojë ekstradimin e shtetasit kosovar P. D nga Republika e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë , për efekt të ekzekutimit te vendimit penal nr. 162 Gs 1782/23 , dt. 06.09.2023 , të Gjykatës Themelore Hamburg, Gjermani.

-Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga shtetasi me iniciale P. D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, refuzimin e ekstradimit nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 09.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali,  vendosi:

- Lënien në fuqi të vendimit nr. 334 Regj. Them, datë 14.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

- Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë.'- njofton gjykata e Apelit.
 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Durrës, humb jetën 22-vjeçari

Aksident në Durrës, humb jetën 22-vjeçari