I kthehet keq shoferes që i 'preku' makinën me targa angleze, e pëson hasjani me drogë e armë!

I kthehet keq shoferes që i 'preku' makinën me targa angleze, e pëson hasjani me drogë e armë!

Marjo Barjamaj dhe makina e përplasur

TIRANE - Fërkimi i dy automjeteve luksoze të enjten pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut, degjeneroi në një përleshje të dhunshme me përdorimin e mjeteve të forta, që mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda nëse do të ishte përdorur një pistoletë, që shoferi i dëmtuar kishte me vete, pa lejen e autoriteteve.

Një shofere vajzë me Benz E Class të bardhë, motra e futbollistit të Laçit Mario Barjamaj, u bë shkak për përplasjen me 2 automjete. Rasti i parë, gjithashtu një drejtuese vajzë, kaloi pa debate për shkak të goditjes pa pagoja të mëdha. Por automjeti i dytë, një Audi A8 me targa angleze, që drejtohej nga një djalë hasjan, Fatjon Dauti 29-vjeçar nga Kruma pësoi dëmtimin e pasqyrës, incident që e bëri të dalë i tërbuar nga makina duke bërë debat me shoferen shkaktare.

E reja është detyruar të thërrasë vëllain e saj futbollit, Mario Barjamaj 26 vjeç nga Tirana, dhe bashkëshortin Isuf Lika 24 vjeç nga Domja. Të dy, u konfliktuan me Fatjon Dautin dhe mikun e tij pasagjer, Adem Noreci 29 vjeç me banim në Tiranë.

Automjeti i tyre Audi A8 mori edhe një dëmtim në xhamin e pasmë, që mendohet të jetë goditur me shkop bejsbolli nga vëllai dhe bashkëshorti i shoferes, të dy në kërkim nga policia.

Fatjon Dauti përfundoi i dëmtuar dhe iu desh të paraqitej në spitalin e  Traumës për të marrë mjekim. Atje, iu gjet me vete në xhep, hashash, ndaj policia ka ngritur ndaj tij dyshimet se shpërndan lëndë narkotike. Pranë vendit të përplasjes, blutë gjetën edhe armë zjarri, e cila nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi të jetë e Dautit të prangosur në spital dhe mikut të tij në kërkim Adem Noreci, pa leje nga autoritetet.

26-vjeçari në kërkim policor, Mario Barjamaj i rritur në akademinë e Partizanit, e ka nisur karrierën në futboll te ekipi i Bylis, 2 vite më pas te Apolonia, ndërsa këtë sezon i është bashkuar Laçit në Superligë ku luan rregullisht si titullarë.

Të përfshirët në sherr
Fatjon Dauti 29 vjeç banues në Krume (I arrestuar)
Adem Noreci 29 vjeç, banues në Tiranës (Në kërkim)
Marjo Barjamaj 26 vjeç banues në Tiranës (Në kërkim)
Isuf Lika 24 vjeç banues në Domje (Në kërkim)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro, Dollari dhe Paundi me rritjen më të madhe! Ja kursi i këmbimit për ditën e sotme

Valutat e huaja ‘ngrenë kokë’ ndaj Lekut, Euro, Dollari dhe Paundi me rritjen më të madhe! Ja kursi i këmbimit për ditën e sotme