Një protestues i maskuar dhe me molotovë në dorë është filmuar gjatë protestës së PD-së.
Militanti është filmuar pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku u tentua të zhvendosej protesta, por nga pamjet duket se militanti ka tentuar disa herë ta ndezë molotovin, por ka dështuar.
Gjatë protestës së sotme, janë shënuar një sërë aktesh dhune, ku nuk kanë munguar as hedhja e molotovëve dhe gurëve në drejtim të efektivëve të Policisë.
Lajmi kryesor:
'Squllet' protesta e PD, pjesëmarrja më e ulët! Policia s'lejon marshimin drejt ministrive, i ‘rrethon’ në Bulevard! Militantët u hedhin molotovë, shpërndahen me ujë e spraj











