I mbani mend përrallat e vjetra shqiptare? Transformimi i tyre ndër vite, shkrimtari Koçi: ‘ Gjuhë e thatë dhe fantazi e zbehtë’

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ u rikthyem pas në kohë me përrallat shqiptare të cilat i kanë mbijetuar kohës dhe kanë ardhur si trashëgimi e bukur brez pas brezi. Të ftuar ishin shkrimtari Pandeli Koçi dhe studiuesa Alma Dema Tërshalla, të cilët ngritën edhe  problematikën për mënyrën se si po transformohen përrallat e vjetra shqiptare sot, duke përfshirë mesazhet e papërshtatshme për fëmijë, gjuhën e vështirë dhe shumë elementë të tjerë.

‘’ Kemi libra që botohen por nuk lënë gjurmë, ato kanë një gjuhë të thatë. Ato kanë një fantazi të zbehtë, nuk kanë gjalllëri personazhi, gjuha e tyre është një gjuhë e folur, duket e thjeshtë duke ngatërruar atë që quhet thjeshtëzim  me të thjeshtën, nuk është e njëjta gjë, të arrish të thjeshtën….’’ u shpreh shkrimtari Pandeli Koçi.

Ndërsa studiuesja Alma Dema Tërshalla u shpreh se nuk kemi një ndarje të përrallës sipas moshave të caktuara, ndërsa shprehet se redaktorët e shtëpive botuese duhet të kenë kujdes me gjuhën e përdorur në tekstet e shkruara sot:

''Së pari unë i qëndroj hipotezës që secila moshë duhet të ketë sasinë e informacionit që i takon dhe që mund të kapërdijë dhe duhet të jenë të ndara përrallat apo librat për fëmijë të moshës parashkollore nga përrallat apo librat për fëmijë të moshës shkollore, pra fillore dhe më tej. Së dyti do të doja t’i jepja një këshillë redaktorëve të shtëpive botuese që të kenë kujdes me gjuhën, në konceptin që të jetë gjuhë letrat e pastër, shqip, të jetë me termat e kuptueshme dhe të kapërdishme nga mosha që po flasim dhe pastaj të ketë shumë kujdes në përdorimin e elementëve  që përmendet. Ne nuk mund ta përjashtojmë dot shtrigën, kuçedrën nga përralla sepse janë pjesë e magjisë së përrallës megjithatë duhet të kemi parasysh mënyrën dhe vendin ku e vendosim’’ tha ajo.

Megjithë problemet që ka letërsia për fëmijë sot, e sidomos mënyra se si krijohen përrallat për fëmijë, ato mbeten një pjesë e rëndësishme e fëmijërisë, batutat e të cilave kanë mbetur gjatë në memorien e gjithësecilit, që është rritur me përrallat e treguara me zërin e ëmbël të gjyshërve apo prindërve.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!