E mbyllën në izolim dhe i rralluan takimet, Shullazi vizitë në spital nën masa të forta sigurie

E mbyllën në izolim dhe i rralluan takimet, Shullazi vizitë në spital nën masa të forta sigurie

TIRANE - Dy ditë më parë Emiljano Shullazi, ka dalë nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, dhe ka shkuar për konsulencë mjekësore në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se Shullazi ka shfaqur probleme me shëndetin dhe një problem i tillë, çuditërisht i ka ardhur fill pas masave të forta që ndërmori drejtoria e Burgjeve për ndërprerjen e takimeve të shpeshta, që ai dhe shokët e tij në burg, bënin me persona të tjerë jashtë burgut. Për shkak të favorizimit të Shullazit, Drejtoria e Burgjeve shkarkoi nga detyra dhe bëri kallëzim penal në prokurori për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj drejtorit Maksim Hamiti.

Mësohet se transportimi i tij nga burgu 313 në ambjentet e spitalit privat është bërë në masa të forta sigurie. Pas vizitës, Shullazi është transportuar sërish për në qelinë e burgut 313.

“Shqiptarja.com” komunikoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, i cili tha se Shullazi nuk ka qendruar i shtruar në spital. 

 Kjo është hera e dytë që Emiljano Shullazi, lë qelinë për spitalin, pasi gjatë kohës kur ndodhej në masë sigurime “arrest me burg” ai ju nënshtrua një operacioni në ambientet e një spitali privat.

Emiljano Shullazi u dënua nëntorin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg pas 50 seancash gjyqësore. Ai u dënua për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal. Për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnjë, Shullazi u shpall i pafajshëm.

Takimet e grupit të “Shullazit” në burg

Nga verifikimet e kryera në periudhën korrik 2019 i paraburgosuri Emiljano Shullazi ka zhvilluar takime në palestrën e IEVP “Jordan Misja”

Më datë 1 korrik 2019 nga ora 12:08 deri në orën 13.30 me shtetasit  Adrian  Gjebeshi,  Robert Përleka, Maksim Suçi,  Skerdi Kamberaj -takim i kategorizuar i regjistruar  si takime me familjar, në referencë të ligjit 41.

Më datën 5 korrik 2019 nga ora 11:50 deri në orën  13:04, Gilmand  Dani i paraburgosur i akuzuar si pjesëtar i të njëjtit grup kriminal ka zhvilluar takime me shtetasit Përparim Kalemaj, Altin Kulla, Arnold Çiçaj, Fatjon Mahmutaj, takime këto që nuk figurojnë të regjistruara dhe janë rreptësisisht të ndaluara, pasi ky i paraburgosur akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal.

Më datë 8 korrik 2019 nga ora 11:40 deri në orën  14:05 Dani ka zhvilluar takime me Fabio Allushin, Iljaz Gega, Maksim Suçin, Urim Allushin, takime këto që janë regjistruar si takime me familjarë.

Ndërkohë në datën 9 korrik 2019 nga ora 13:10 deri në orën 14:21 Endri Zela i paraburgosur dhei akuzuar si pjesëtar i të njëjtit grup kriminal ka zhvilluar takime me shtetasin Glen Daja, Ilirjan

Mihali, Serger Milla dhe Kledi Vuçaj, takime këto që janë kategorizuar si takime me familjarë.

Gjithashtu në datën 10 korrik 2019 në orën 12:01 deri në orën 13:52 janë zhvilluar takime me avokatin Vladimir Meçi me të paraburgosurin Gilmando Dani dhe avokatin Denion Bogdani, takim i kategorizuar në rregjistër si takim me avokat, ndonëse më pas janë zhvilluar takime dhe me të paraburgosurit e tjerë.

Me datën 10 korrik 2019 nga ora 11:59 deri në orën 13.17. Gilmando Dani ka takuar Maksi Shalljanin dhe Përparim Kalemaj.

Më datën 13 korrik 2019 nga ora 11:37 deri në orën 12:52 Dani ka zhvilluar takim me avokatin Vladimir Meçe dhe avokatin e tij  Denion  Bogdani - takim i kategorizuar në rregjistër takim me avokatin.

Më datën 15 korrik 2019 nga ora 13:05 deri në orën 13:51 me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Blendi Liçaj.

Më datën 16 korrik 2019 nga ora 13:27 deri në orën 14:15 me të paraburgosurin Endri Zela ka zhvilluar takim Altin Rrokaj, Egli Pashollari , Grisild Gjika dhe Klodjan Gjoka.

Më datë 18 korrik 2019 nga ora 11:58 deri në orën 12:15 me të paraburgosuri n Blerim Shullazi ka zhvilluar takim Xhemali Kulla dhe llir Shullazi.

Më datën 18 korrik 2019 nga ora 13:31 deri në orën  14:02. me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Maksim Suçi, Orgest Dani dhe Allin Kulla.

Më datën 20 korrik 2019 nga ora 12:06 deri në orën 12:44, Gilmando Dani ka zhvilluar takim me Vladimir Meçi dhe Denion Bogdanin.

Më datë 22 korrik 2019 nga ora 13:27 deri në orën 13:39. me të paraburgosurin Gilmand Dani ka zhvilluar takim Blendi Sinani dhe Maksim Suçi.

Më datë 23 korrik 2019 nga ora  13:11 deri në orën 14:33 me të  paraburgosurin  Endri Zela ka zhvilluar takim Egli Pashollari, Ilirjan Mihali,Kledi Vucaj dhe Deni Gjoka.

Në të njëjtën datë nga ora 14:36 deri në orën 15:40 Dani ka zhvilluar takim me avokatin Vladimir Meçi dhe Denion Bogdani.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Indrit Zela, Indrit Qyqja dhe Blerim Shullazi janë dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për gjobitjen e biznesmenit Ylvi Beqja.Tashmë ata janë në pritje të gjykimit nga gjykata e Apelit Tiranë.

Burgjet Shqiptare janë kthyer në hotele dhe jo burgje, ku të dënuarit që vuajnë dënimin e dhënë nga gjykata, kanë çdo mundësi takimi me familjarë dhe anëtarë të bandave ku shërbejnë. Asgjë nga jeta e përditshme nuk i mungon të dënuarve, madje në shumë raste ata përfitojnë dhe lirimin e parakohshëm pasi drejtuesit e burgjeve dhe juristët i llogarisin në mënyrë të “gabuar” ditët e vuajtjes së dënimit në qeli. Shumë krime që kryhen jashtë burgut,e kanë zanafillën pikërisht nga brenda mureve të qelive, aty ku jepet urdhri se kush duhet të vritet apo të “rripet” financiarisht,duke u shantazhuar dhe gjobitur me shuma të mëdha. Për të shtrënguar situatën në burgje qeveria shqiptare ka miratuar një ligj, tipik me ligjin Italian “41 bis”, me qëllim monitorimin e takimeve dhe sjelljen e personave që vuajnë dënimin.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 28/08/2019 18:11

    Per koken e "drejtesise".Usht....kush ju beson juve,jo ne EUnuk hyjme po te mbajme forte ballkanin mos shkrihemi fare se namin ja kemi cuar deri ne maje te mjeres Shqiperi.Felliqesira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë