I mungonte uji vaditës, Sali Voshi ndërtoi në 1984-n 'çikrikun': Inspirimi nga emisionet austriake, e donte dhe komunizmi! ‘Vepra e artit’ tërheq vëmendjen e kureshtarëve në Klos

Kushdo që ka kaluar në rrugën Klos – Bulqizë me siguri është ka parë edhe një çikrik. Ndoshta shumë pak e dinë, por ky Çikrik ndodhet buzë rrugës nacionale në fshatin Klos-katund që prej vitit 1984. Ishte mungesa e ujit për vaditjen e tokave, që e shtyu Sali Voshin me 2 vëllezërit e tij që të realizonin këtë vepër arti.

“Çikrikun e kam ndërtuar në vitin 1984.  Në 1983 filloi kanali vaditës në Klos. Që vadiste 180 hektarë. Në 1982 vëllai pati punuar në Dibër të madhe dhe pati sjell një televizor bardhe e zi. Ne duke parë kuriozitete nga Austria pamë një kanal vaditës që kishte një çikrik dhe nxirrte ujë. Atëherë në 84-ën në e studiuam se si ta nxjerrim ujin për të vaditur sepse kanali ishte poshtë niveli. Atëherë bëmë matjet. Njëri vëlla punonte shofer. Bashkëpunuam të tre vëllezërit. Njëri na solli bazën material, unë dhe vëllai tjetër e ndërtuam dhe na doli me sukses”, tha ai.

79-vjeçari shpjegon funksionin e tij, ndërsa tregon se shpikja u inspirua nga emisionet austriake.

“5 litër ujë në sekondë. Pastaj e përmirësuam. Çdo 2-3 vjet duhet të riparohen sepse dëmtohen. Më përpara kam pas përdor dërrasë, ndërsa tani përdorim llamarinë. Pa asnjë shpenzim energjie. Vetëm në mënyrë mekanike. Ka 37 vjet që funksionon. I vendos kushineta në të dyja krahët.  Uji vjen nga lart poshtë. Çikriku është ndërtuar me kova. Kur vjen uji I jep shtytjen. Kur vjen uji me shumicë lëviz më shpesh. 6 litër për sekondë. I kryen funksionet në dy drejtime”, tha Sali Voshi.

Duke qenë se ishte një vepër e rrallë për kohën, Saliu tregon se i kërkuan nga regjimi komunist që ta ndërtonte edhe për kooperativat, por për shkak të funksionit të saj mekanik dhe nivelit të tokës të pa përshtatshme, nuk e realizoi.

“Unë kam qenë në 89 më bënin pyetje ish-sekretari i parë më pyeti pse nuk e ke krijuar këtë verë për kooperativën, por për shtëpinë tënde. Dhe unë i thash shtëpia ime është 1 metër e gjysmë mbi nivelin e kanalit, ndërsa kooperativa 200 metër mbi nivelin e kanalit. Nuk ka shpikje 200 metra larg. Nuk bëhet mekanike. Filloi salla duke qeshur. Nuk kuptonte. Kishte dëshirë të ja bëja kooperativës”, tregoi ai.

Kjo vepër, e cila funksion edhe sot duke mos harxhuar asgjë, thotë Voshi ka tërhequr edhe vëmendjen e shumë kureshtarëve, jo vetëm nga zona të ndryshme të Shqipërisë por edhe të të huajve.

“Këtë e kanë vizituar shumë turistë të huaj dhe janë mahnitur që kjo është shpikur në Shqipëri”, përfundoi Saliu.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës