I penduari Artan Tafani: Kuptova që Laerti do të më vriste edhe mua, frika më shtyu të flisja për krimet! Kur humbiste besimin bëhej i pamëshirshëm

I penduari Artan Tafani: Kuptova që Laerti do të më vriste edhe mua, frika më shtyu të flisja për krimet! Kur humbiste besimin bëhej i pamëshirshëm

Artan Tafani dhe Laert Haxhia

I penduari i drejtësisë Artan Tafani i cili është një nga 11 anëtarët e bandës së Laert Haxhisë, që u la në burg nga Gjykata e Elbasanit, tregon se frika se mund të vritej nga banda ku bënte pjesë e ka shtyrë që të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai tregon se Haxhia e kishte futur dhe vetë Tafanin në listën e personave që do ta vriste, ashtu siç ndodhi edhe me kushëririn e tij, Fridman Xhaferaj që e vrau dhe e hodhi në rezervuar, vetëm se i kishte thyer besimin. Ky ishte “ligji” i Laert Haxhisë, që sipas Tafanit kushdo që i thyente besimin ose me këdo që ai kishte dyshime, bëhej i pamëshirshëm.

Gazetari Elton Qyno mëson se një fakt të tillë e kishte nuhatur dhe Artan Tafani, i cili i ka treguar prokurorit Kreshnik Ajazi, se kishte kuptuar që vetë grupi ku bënte pjesë dhe kryente krime, po e ndiqte për ta vrarë. Kjo bindje që ai kishte krijuar e ndikoi atë që të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë duke rrëfyer krimet që banda e Laert Haxhisë kishte bërë.

Rrëfimi i papritur i Artan Tafanit zbardhi 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh, të kryera nga 2018-a deri në 2021-shin nga anëtarët e grupit të Laert Haxhiut. Në operacionin “Kurrë mos harro” u arrestuan 12 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

Artan Tafani ishte identifikuar që më herët nga policia dhe prokuroria e Elbasanit për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin, por pas identifikimit të tij në grabitjen në Astir të një pikë të këmbimit valutor, ngjarjet u lidhën. Ai u arrestua të shtunën e 23 shtatorit në një hotel në periferi të Lushnjës, me një pistoletë me fishek në fole dhe fillimisht bëri rezistencë. Por, shumë shpejt hetuesit zbardhën një thesar të tërë rrëfimesh nga 39-vjeçari, krimi i fundit i të cilit ishte grabitja në pikën e këmbimit në zonën e astirit në kryeqytet.

I penduari ka treguar edhe planin e Laert Haxhisë për të vrarë dy prokurore dhe avokatin Adriatik Guri, i cili sipas tij i ka shpëtuar vrasjes në fraksion sekonde në tetor 2021 në Lushnjë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Tafani: Laerti do të eliminojë të gjithë anëtarët e bandës së Aldo Bares, pas vrasjes së Besnik Hidës, do i qëllonte të vëllanë

1696265620_laerti.jpg

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, Laert Haxhiu, kishte futur në listë për të vrarë të gjithë personat që ishin pjesë e bandës së Aldo Bares dhe këdo që shoqërohej me familjarë të personave që ai kishte vrarë më parë dhe interesohej në polici për gjendjen e hetimeve.

Gazetari Elton Qyno raporton se në këtë listë ishte Kujtim Vata, shok i ngushtë i Besnik Hidës, i mbetur i vrarë nga Laert Haxhiu, Orgest Bilbili dhe Ardian Ahmeti në 1 Tetor 2019 në verandën e një lokali në Lushnjë. Para se të vritej Besnik Hida, daja i Zamir Latifit, i vrarë edhe ky në 2017 nga Laert Haxhiu, i kishte shkuar mesazhi përmes disa njerëzve të njohur në Lushnjë se:

“…është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri.., më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…”.

Dhe në fakt pa mbërritur data e Vitit të Ri, Besnik Hida është vrarë vetëm për shkak se ishte daja i Zamir Latifit dhe interesohej në polici dhe prokurori për fatin e hetimeve dhe kapjen e Laert Haxhiut.

Sipas dëshmitarit të prokurorisë, Laert Haxhiu në muajin Maj 2023 vuri në shënjestër për të vrarë dhe Genci Hida. Ky person është vëllai i Besnik Hidës të vrarë me 16 plumba kallashnikovi në 2019. Artan Tafani ka treguar se për vrasjen e Genci Hida, është impenjuar Laert Haxhiu, ai vetë dhe Kristi Bixheku.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë gjithçka ishte bërë gati dhe vrasjen do e kryente Tafani së bashku me Kristi Bixhekun. Por arrestimi i Laert Haxhiut në muajin Maj 2023 në Janinë të Greqisë, solli shtyrjen e planit, duke mos realizuar sulmin me armë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë