TIRANE - Gjykata Speciale (GJKKO) ka konfimuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçaj, të akuzuar si shoferi i furoristradës së vjedhur të përdorur në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Nën sekuestro janë vënë një banesë dy katëshe në Shkodër, 2 automjete dhe një motorr në pronësi të Doçajt.
Pasuritë e sekuestruara për një periudhë 4-mujore të Artan Doçajt
-Banesë 2-katëshe në lagjen Bleran, njësia administrative "Rrethina".
-Automjet me targa AA 997 PG e markës "Daimler Chrysler", viti i prodhimit 2002
-Automjet me targa ZZ525 XU e llojit AUDI, viti i prodhimit 2009
-Motorr me targa AC 314, i markës Yamaha, i vitit të prodhimit 2006
Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia. Policia ka gjurmuar dhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.
Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga mazhoranca dhe opozita parlamentare një ditë më parë, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje (ende pa u vulosur konfiskimi që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor).
Foto nga aksioni i OFL në pronat e Doçajve në Shkodër
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.3%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1574
Lajme të tjera
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?
24 Prill, 20:10
-
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun! Në 2017 u vra Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shënjestër ishte nipi Aldo Bares
24 Prill, 15:35
-
Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij
23 Prill, 15:43
-
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë
22 Prill, 08:58
-
Gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, lidhje familjare me avokatin e Gentian Sharrës
19 Prill, 15:39
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25
-
Ndoqën burrat e tyre në Siri, GJKKO dënon me 5 vite shërbim prove 9 gratë e xhihadistëve
11 Prill, 20:41
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena
6 Prill, 10:00
-
'Metamorfoza', kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin
5 Prill, 11:28
-
Dosja 5D, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë
30 Mars, 10:30
Ajdeni more në Vlore dhe instaloni reparte special për kontrolle 24 ore 365 ditë në vit. Në site minjete e Vlores 365 ditë në vit 24 ore
Përgjigju