I prekuri me koronavirus në Kosovë: Njerëz të ndryshëm, shenja të ndryshme! Ndihem fajtor, infektova dhe vajzën 8 muajshe

I prekuri me koronavirus në Kosovë: Njerëz të ndryshëm, shenja të ndryshme! Ndihem fajtor, infektova dhe vajzën 8 muajshe

Mes dhjetëra historish të të prekurish me koronavirus në Kosovë, është edhe ajo e Artan Hakaj, i cili prej gati një muaji ndodhet në luftë me armikun e padukshëm. Tashmë në pritje të një përgjigje nëse e ka fituar betejën me këtë armik, ai rrëfen në “Rreze Dielli’ momentet kur mësoi se brenda trupit të tij tashmë po avanconte një virus me të cilët po lufton e gjithë bota.

Hakaj tregon se simptomat e para i shpërfilli, pasi mungesa e temperaturës së lartë e bëri të mendonte se është thjesht një gjendje kalimtare. Ajo që e detyroi ti drejtohej spitalit ishte nata e 7 prillit, natë në të cilën kishte ethe të shumta. Përpos faktit që I duhej të luftonte me koronavirus, atij I duhej të mbante mbi supe edhe peshën e ndjenjës së fajit, pasi sic rrëfen në “Rreze Dielli” nga Covid-19 u prek dhe foshnja 8 muajshe dhe gruaja e tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:36
‘Fqinjët më shohin çuditshëm dhe largohen’, i prekuri nga Covid-19: E kanë bërë koronavirusin ‘gogol’

Artan Hakaj ka vendosur të tregojë në “Rreze Dielli” historinë e tij të infektimit me koronavirus. Nga shenjat e para, për të cilat thotë se ishin ndryshe tnga shumica e njerëzve, te brerja e ndërgjegjes se ishe shkaku që edhe vajza e tij 8 muajshe u kofirmua pozitive me koronavirus, ai thotë se I duhej të përballej edhe me një tjetër ‘vështirësi’, sjelljen e njerëzve kur mësonin që ai Ishte I prekur nga virusi me të cilin po përballet e gjithë bota.

Ai thotë se reagimi i njerëzve është i pakuptimtë, ndërkohë që rezerva shpreh edhe për mediat, pasi sipas tij e kanë zmadhuar rrezikun që vjen nga ky virus.

Unë vetë e kam deklaruar dhe e kam thënë që jam me koronavirus, pasi kam dashur që ta dinë edhe ata që ndoshta unë nuk i mbaja mend që mund të kem patur ndonjë kontakt me ta, dhe të ruhen. Por rasti nuk është i njëjtë te të tjerët, të paktën fqinjët tanë e kanë marrë më rëndë sesa është. Nga njëra anë nuk I fajësoj, se edhe mediat kanë bërë të vetën, e kanë bërë gogol, është një grip pak më i fortë se të tjerët, e duke qenë se prej kaq shumë muajsh është bërë gogol, njerëzit sapo ta marrin vesh ikin sikur ky virus të kapërcente 5 metra, dhe të kapte prej një distancë të largët. Sic më ka ndodhur edhe në hyrje, por unë kam bërë 3 teste, edhe kur kam dalë për ritestim, kam dalë me masa mbrojtëse dhe ndaj e kam bërë publike, që të tjerët ta dinë dhe të ruhen. Por ndjenja më e rëndë është kur edhe pse ti përpiqesh të ruash maksimalisht distancën, në momentin që befasisht të shohin, reagojnë në një mënyrë sikur sëmundja të transmetohet me rrezatim, me një frikë që për atë që kanë virusin është ndonjëherë irrituese.” tregon Hakaj.

Ora 10:31
‘Ndihesha fajtor dhe i pafuqishëm’, Artan Hakaj: Edhe vajza 8 muajshe u prek nga koronavirus, ja si e përjetova lajmin

Në një kohë kur i duhej të përballej me një armik brenda trupit të tij, Artan Hakaj nga Kosova i cili u infektua nga koronavirus, tregon në emisionin “Rreze Dielli” se edhe vajza e tij 8 muajshe, por edhe gruaja, rezultua pozitive. Ai thotë se ndihej fajtor që ka qenë ai transportuesi i virusit te familja e tij dhe se ndihej I pafuqishëm për të bërë diçka. Megjithatë, fatmirësisht, edhe gruaja edhe foshnja kishin simptoma shumë të lehta dhe jo përkeqësim të shëndetit.

“Edhe vajza tetë muajshe dhe gruaja janë konfirmuar me koronavirus një javë pasi jam konfirmuar edhe unë. Në fakt për këtë kam dalë edhe nga spitali pa u bërë 2 javë qëndrimi atje, kam dalë ditën e tetë, nuk kishte më arsye për të qëndruar në spital. Sepse unë u hospitalizova, qëndrova në spital me shpresën se nuk ia kam transportuar vajzës dhe gruas, porn ë momentin që u konfirmuan, ishte shumë e sikletshme që isha unë fajtori që e dija që e kam mbartur virusin dhe e kam transportuar tek ata. Plus nuk kisha mundësi t’i ndihmoja, ishin momente shumë të vështira për një njeri që i mendon gjërat pak më thellë. Isha unë fajtori i infektimit të tyre dhe as nuk mund t’i ndihmoja. Por njerëzit e afërt më ndihmuan që të furnizonin me ushqime dhe ilace gruan dhe foshnjën 8 muajshe.” thotë Artan Hakaj.

Ora 10:29
‘Kisha ankthe të forta dhe rrahje të çrregullta të zemrës”, i prekuri nga Covid-19: ‘Tmerri’ i tetë ditëve në spital

Në spital ka kaluar vetëm 8 ditë, por me siguri për Artan Hakaj, të riun nga Kosova, i cili është një nga të prekurit nga koronavirus, ato ditë do të jenë të paharruara. Në “Rreze Dielli” ai thotë se nata më e keqe e kaluar brenda mureve të spitalit ka qenë ajo e pesta, në të cilën nuk ishte në gjendje as të thërriste infermierën për ndihmë.

Po insistoja shumë për rezultatin, më thanë që jam pozitiv dhe më dërguan menjëherë në karantinë. Duhanpirësit do ta përjetojnë më shumë këtë gjë. Unë si duhan-pirës kam përjetuar 50% më shumë vështirësi në spital nga sa mund të përjetoja. Kam patur vështirësi, një natë kam patur edhe zënie të frymëmarrjes, kisha ankthe të forta, nuk isha në gjendje as ti thoja djalit me të cilin isha në dhomë që të thirrte infermieret, ka qenë nata e 4 ose 5, ishte një natë shumë e keqe. Unë në spital kam qëndruar 8 ditë, pastaj rrahjet e zemrës kam patur të çrregullta, por për fat të mirë nuk ka patur nevojë për aparate për të marrë frymë normalisht.” tregon Hakaj.

Ora 10:28
U prek nga koronavirus, Artan Hakaj: Shenjat që thuhen, të rreme! Ajo që më detyroi të shkoja në spital…

I prekur nga koronavirus që prej 7 prillit, Artan Hakaj, një i ri nga Kosova rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e infektimit të tij.

Ai thotë se burimi i infektimit të tij është në punë dhe se shenjat e para I shpërfilli duke qenë se nuk kishte të njëjtat shenja që thuhej që ka koronavirus (Temperaturë e kollë). ajo që e detyroi të shkonte në spital, ku mësoi edhe se ishte prekur nga Covid-19, ishin ethet.

Rrjedha ose burimi i infektimit tim është në punë, punoj me operator I mjeteve në pjesën ushtarake të aeroportit të Prishtinës dhe aty kemi kontakte me pjestarë të trupave të vendeve të ndryshme, aty jam infektuar. Më pas përsa I përket simptomave edhe unë si gjithë të tjerët janë munduar të marrë informacione se cilat janë simptomat e para në mënyrë që të jem i informuar, po ato kishin qenë të rreme. Një ndër to është edhe mbajta e frymës për 10 sekonda. Është gënjeshtër e madhe, unë edhe pse isha i infektuar me virus mund ta mbaja frymën pa problem. Shenjat e para kanë qenë djegia e syve, fillimisht nuk është humbja e shijes, por është një përzierje metali me atë ushqim që konsumon. Unë i kam shpërfill këto shenja sepse kam menduar që janë momentale, por nisën që të vështirësohen pak.  Një mëngjes kur u zgjova nga gjumi kisha një therje në shpatullën e majtë, si ftohje. Thashë mos kam fjetur keq. I shpërfillja sepse këto shenja janë të ndryshme, dallojnë edhe nga njeriu në njeri. Disa shenja që unë i kam patur ndryshe, të tjerë me të cilët kam qenë në spital kanë patur shenja të tjera. Që do të thotë, disa kanë patur temperaturë e cila te unë ka munguar. Ajo që më detyroi të shkoj në spital ishte një natë që kisha ethe të mëdha. Kisha ftohtë edhe pse isha I mbuluar. Thashë nuk do t’i anashkaloj më këto simptoma. Shkova në spital, dhe qëndrova gjithë ditën aty, deri në pritje të rezultateve. Kjo ka ndodhur në 7 prill. Shkova në mesditë dhe dola në mesnatë.” shprehet Artan Hakaj.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja