I preu rrugën eskortës së
Kryeministrit, 28 vjeçari lihet i lirë
Ngjarja u shënua pranë Hotel “Dajtit” në kryeqytet, ndërsa shefi i ekzekutivit kishte përfunduar takimin me krerët e rretheve në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve 2013, në selinë e Partisë Demokratike. Ervis Hoxha (foto) u la i lirë pa kaluar 24 orë nga incidenti.
TIRANE -Eshtë lënë i lirë Ervis Hoxha, 28 vjeçari i cili me makinën e tij rrezikoi të përplaset me eskortën e Kryeministrit Berisha mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës. Ngjarja u shënua pranë Hotel “Dajtit” në kryeqytet, ndërsa shefi i ekzekutivit kishte përfunduar takimin me krerët e rretheve në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve 2013, në selinë e Partisë Demokratike.
Ervis Hoxha u la i lirë pa kaluar 24 orë nga incidenti pasi policia deklaroi se i riu nuk kishte pasur veprime të qëllimshme dhe do të ndiqet në gjëndje të lirë.
Pas incidentit, mbrëmjen e djeshme, Komisariati numër 1 i policisë mundi të arrestojë drejtuesin e automjetit me targa AA 237 BG që i preu rrugën makinës së Kryeministrit duke u futur në kahun e kundër të lëvizjes. Edhe dje policia konfirmoi se shtetasi Ervis Hoxha, 28 vjeç nga Lushnja ishte në gjendje të dehur kur drejtonte automjetin.
(Në foto, Ervis Hoxha, i arrestuar në komisariatin e policisë)
INCIDENTI DISA MUAJ ME PARE Disa muaj më parë, djali i zëvendëskryeministrit
Bashkim Kopliku (kur Aleksandër Meksi ishte kryeministër), terrorizoi Kryeministrin Berisha Berisha, kur në gjendje të dehur arriti të depërtojë në eskortën e tij. Ngjarja u shënua në autostradën Tiranë-Durrës, kur Kryeministri po kthehej nga Rinasi për në Tiranë pasi kishte ardhur nga Roma ku ndodhej për të marrë pjesë në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës. Romir Kopliku u arrestua disa minuta më vonë, por më pas u la i lirë me pretendimin se ishte në gjendje të dehur dhe i droguar.
(Lajmi u perditësua)
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkimi nuk mbeti në llum
23 Nëntor 2020, 20:30
-
Mes familjarëve e miqve, përcillet për në banesën e fundit Bashkim Kopliku (VIDEO)
23 Nëntor 2020, 17:02
-
Bashkim Kopliku, ose raca në zhdukje e politikanëve që besonin tek logjika
22 Nëntor 2020, 19:06
-
Ndarja nga jeta e Koplikut/ Topalli kujton fillimet e saj dhe 'thumbon' PD: Ishte kohë tjetër, shërbenin intelektualët më të mirë
22 Nëntor 2020, 12:48
-
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, reagon Basha: Dha kontribut të pakursyer që në ditët e para të krijimit të PD
22 Nëntor 2020, 12:30
-
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, miku që s’e takova kurrë
22 Nëntor 2020, 11:45
-
Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga COVID të zëvendës kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?
22 Nëntor 2020, 09:17
-
I prekur me COVID/ Ndërron jetë ish-zv, kryeministri shqiptar! Vdiq në avion, ishte nisur për kurim në Itali
21 Nëntor 2020, 21:36
-
737 raste të reja me COVID dhe 13 viktima! Ndërron jetë në avion ish- zv.kryeministri Bashkim Kopliku, ishte nisur për kurim në Itali
21 Nëntor 2020, 16:24
-
Procesverbali/ Si u shpartalluan për 12 ditë batalionet e Berishës për shtypjen e Jugut, kur dorëzohej Gazidede dhe arratisej ministri i Mbrojtjes, akuzat për tradhti në Parlament
24 Gusht 2020, 08:16
-
Bashkim Kopliku: Bravo ne shqiptarët, po ndihmojmë italianët
29 Mars 2020, 19:56
-
Ish zv.kryeministri i PD-së: Rama, politikani më i djathtë! Opozita t'i lerë hajvanllëqet komuniste
19 Mars 2020, 16:20