Ministri britanik i bizneseve të vegjël Andrew Griffiths, ka dhënë dorëheqjen pas publikimeve të mesazheve me përmbajtje seksuale që kishte shkëmbyer me dy femra në zonën e tij zgjedhore. Në një deklaratë ai tha se ishte thellësisht i turpëruar dhe po kërkonte ndihmë nga profesionistët për t’u siguruar që nuk do të ndodhte më kurrë.
Kërkoj falje të gjithëve atyre që besuan tek unë dhe që i zhgënjeva. Më vjen turp për sjelljen time që ka shkaktuar shqetësime për gruan dhe familjen. Më vjen turp prej Kryeministres dhe Qeverisë që me aq krenari i kam shërbyer.
Andrew Griffiths
Andrew Griffiths dorëzoi dorëheqjen në parlament mbrëmjen e së premtes.
Komento