I përhapur në 36 vende deri tani, shkon në 2760 numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 81 mijë të tjerë të infektuar

I përhapur në 36 vende deri tani, shkon në 2760 numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 81 mijë të tjerë të infektuar

Ka shkuar në 2760 numri i viktimave deri tani nga koronavirusi, ndërkohë mbi 81 mijë persona të tjerë konfirmohen të infektuar. Virusi vdekjeprurës i Wuhanit COVID-19 është përhapur deri tani në rreth 36 shtete në të gjithë botën. Ndërsa, rreth 30 mijë pacientë kanë mundur të rikuperohen plotësisht pas infektimit.

Rreferuar rrezikut global që paraqet koronavirusi dhe faktit nëse ai duhet të cilësohet apo jo një pandemi, OBSH ka treguar rezervat e saj duke shmangur deklarimin e situatave të shëndetit publik që nuk janë pandemi gripale si pandemi. Megjithatë, zëdhënës të saj janë shprehur se COVID-19 është pranë të qenurit një pandemi e mundëshme.

"Ne jemi në një fazë të gatishmërisë për një pandemi të mundshme," tha Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Po ashtu, alarmin ka ngritur edhe SHBA. Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, tha se vendi kishte nevojë për më shumë burime për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar rreth 53 persona.

Fauci shtoi se shkalla e vdekshmërisë së shpërthimit mund të arrijë në të njëjtat nivele në SH.B.A. sikurse në Kinë pasi mungon vaksina apo kura dhe mjetet e vëna në dispozicion për një situatë të tillë.

Teksa, rreziqet e koromnavirusit vijojnë të rriten më poshtë keni të dhënat e rasteve në 36 shtete në gjithë botën ku Kina zë vendin e parë përsa i përket shkallës së fataliteteve  me rreth 77,658 raste.

  • Kina 77,658 raste; 2,663 viktima
  • Koreja e Jugut 893 raste; 8 viktima
  • Italia 229 raste; 11 viktima
  • Japonia 144 raste; 1 viktimë
  • Singapori 90 raste
  • Hong-Kongu 81 raste; 2 viktima
  • Irani 61 raste, 12 viktima
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës 53 raste
  • Tajlanda 37 raste
  • Tajvani 30 raste; 1 viktimë
  • Malajzia 22 raste
  • Australia 22 raste
  • Gjermania16 raste
  • Vietnami 16 raste
  • Emiratet e Bashkuara Arabe 13 raste
  • Mbretëria e Bashkuar 13 raste
  • Franca 12 raste; 1 viktimë
  • Kanadaja 11 raste
  • Makao 10 raste
  • Kuvajti 5 raste
  • India 3 raste
  • Spanja 3 raste
  • Filipinet 3 raste, 1 viktimë
  • Bahreini 2 raste
  • Izraeli 2 raste
  • Omani 2 raste
  • Rusia 2 raste
  • Afganistani 1 rast
  • Iraku 1 rast
  • Kamboxhia 1 rast
  • Nepali 1 rast
  • Sri Lanka 1 rast
  • Liban 1 rast
  • Belgjika 1 rast
  • Finlanda 1 rast
  • Suedia 1 rast

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:09
SHBA ngreh alarmin: Përhapja e virusit mund të sjellë një normë të ngjashme vdekshmërie si në Kinë

1582697395_5fafee898d7d4e4094c6da1edbf7f512.jpeg

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, tha se SHBA kishin nevojë për më shumë burime për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, i cili ka infektuar 53 persona në SH.B.A.

"Ne kemi pasur një plan të gatishmërisë pandemike që kemi zhvilluar me të vërtetë në përgatitje të gripit pandemik, që të mund të ekstrapolojmë në këtë. Ne sigurisht kemi nevojë për më shumë burime, dhe kjo është ajo që dëgjuat sot me kërkesën shtesë. Sepse me burimet që kemi,ne mund të shkojmë deri në një pikë të caktuar" tha Fauci.

Përsa i përketë shkallës së vdekshmërisë, Fauci shtoi se shkalla e vdekshmërisë së shpërthimit mund të arrijë në të njëjtat nivele në SH.B.A. si në Kinë sepse nuk ka vaksinë apo kurë në dispozicion.

"Dua të them që njerëzit që janë në gjendje kritike kërkojnë kujdes intensiv, për shembull në një njësi të kujdesit intensiv - mbase edhe intubacion për ndihmë të frymëmarrjes në frymëmarrje - Kinezët e kanë atë. Ata kanë një sistem mjaft të mire shëndetësor, por prapë jemi akoma duke parë një nivel vdekshmërie në2%. Pra, nuk është çështje, "ata nuk kanë aq kujdes sa ne." Pra, nëse, në të vërtetë, ne kemi marrë një pandemi që ndikon në ne në këtë vend, unë mendoj se ju do të shihni lloje të krahasueshme të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë, "tha ai.

Ora 06:51
Një virus vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi, a është koronavirusi një pandemi? Çfarë është një pandemi? Ja çfarë thotë shkenca

1582696535_2351357179d846e6bebec0044bbcf8f6.jpg

Përhapja e koronavirusit ka kthyer në qendër të vëmendjes shkencën e sëmundjes, duke shtruar pyetjen se çfarë është saktësisht një pandemi?

Një shpërthim është shfaqja e rasteve të sëmundjeve më të mëdha nga sa pritet normalisht, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Një epidemi është më shumë se një numër normal i rasteve të një sëmundjeje, sjellje specifike të lidhura me shëndetin ose ngjarje të tjera të lidhura me shëndetin në një komunitet ose rajon.

Një pandemi përcaktohet si "përhapja në mbarë botën" e një sëmundje të re.

Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të  SH.B.A., përmes një interviste të tij tha se nuk ka ndonjë përcaktim shkencor, përfundimtar të asaj që përbën një pandemi.

Ai shtoi se nga mund të ketë argumente të ndryshme nëse shpërthimi i koronavirusit duhet të konsiderohet si një pandemi.

Përsa i përket një përcaktimi të tillë, OBSH në përgjithësi e shmang deklarimin e situatave të shëndetit publik që nuk janë pandemi e gripale si pandemi.

"Ne jemi në një fazë të gatishmërisë për një pandemi të mundshme," tha Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

"Le të përqëndrohemi në atë që mund të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë, që është përgatitja. Kur nënkuptojmë përgatitjen, nënkuptojmë përgatitjen për të zbuluar raste, përgatitemi për të trajtuar raste, përgatitemi për të ndjekur kontakte, përgatitemi për të vendosur masa adekuate të përmbajtjes”, është shprehur ndër të tjera ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën