I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk

Foto ilustruese

KUKËS- Policia Kufitare e Morinës ndaloi sot 36 vjeçarin turk Koray Aniç të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

"Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç", njofton policia.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët

‘E dinë mirë qytetarët atë që ka vilën me 13 banjo në Gjirin e Lalëzit’, gazetari Lita: SPAK, shpresë për qytetarët