I shpëtoi 78 plumbave e më pas u kap me pistoletë amerikane dy vite burg për “Çipurin”

Armando Sulejmani, ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve mafioze, është dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Vlorës. Vendimi për Sulejmanin, është dhënë në muajin nëntor 2019, pasi gjykata e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Sulejmani në 17 shkurt 2019 i shpëtoi një atentati me 78 plumba, por më pas u arrestua pasi me vete mbante një pistoletë me mulli prodhim Amerikan.

“Shqiptarja.com” mëson se në këtë gjykim “Çipuri” ka hyrë me gjykim të shkurtuar, ku fillimisht është dënuar me 3 vite burgim dhe më pas, ky dënim është ulur në masën e dy viteve.

“Çipuri”, konsiderohet në Vlorë si njeriu që drejton një grup kriminal në këtë qytet, pjesë e të cilit sipas policisë dhe prokurorisë, janë dhe Sokol Sinomati ose “Buzderi”, Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqia”, Gentian Dauti (Zoto), Igli Memaj (Sulioti), Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti, Xheladin Merko si dhe persona të tjerë.

Gjithmonë sipas policisë së Vlorës grupi vepron me role të ndara për secilin anëtar, ndërkohë që veç ekzekutimeve që kryen për llogari të hasmërive që kanë anëtarët, ky grup kryen vrasje me pagesë edhe për llogari të bandave të tjera kriminale që veprojnë në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Fier.

Krerët e këtij grupi konsiderohen Fatmir Hyseni “Doqia”, Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati. Të dy këta të fundit, kanë qenë në vitin 1997 pjesë e bandës në Gazmend Brakës allias “Gaxhai” e Viktor Ymerit në Vlorë. Por pas daljes nga burgu, ata krijuan një fraksion tjetër kriminal, duke vepruar të ndarë. Ndërsa sot “Gaxhai” vijon të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi që pensionistët nuk mund të dalin më nga shtëpia deri në një urdhër të dytë?

Komento

Komente

  • Admir: 20/12/2019 11:56

    Shpresojme se po.

    Përgjigju
  • Gjorm: 20/12/2019 06:35

    Na eshte bere e padurueshme jeta ne vlore, vetem xhaxhi Envere ua shpartallonte rondelen vlonjateve

    Përgjigju
  • Loti: 19/12/2019 19:49

    Ç'mban ca prehra kjo bote. Njerezve te mire u bje termet

    Përgjigju