I shpëtoi atentatit me tritol, 38-vjeçari nga Fieri: Kam konflikte pronësie

I shpëtoi atentatit me tritol, 38-vjeçari nga Fieri: Kam konflikte pronësie

Ervin Memo

38-vjeçari nga Fieri, Ervin Memo, i cili dy ditë më parë i shpëtoi një atentati me tritol në automjetin e tij tip “Benz” me targa AA 270 IV, është marrë në pyetje nga grupit hetimor. Ai është shprehur para hetuesve se kishte konflikte vetëm për shkak të pronave, por nuk ka qenë në gjendje të drejtojë gishtin te persona konkretë të dyshuar si autorë të ngjarjes.  

"Nuk kam asnjë lloj konflikti tjetër veç konflikteve për pronat. Por konfliktet nuk kanë qenë aq të ashpra sa të tentonin të më vrisnin”.

Dëshmia e 38-vjeçarit përpara hetuesve 

Ndërkohë, mësohet se ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur në pak sekondave. I plagosuri mësohet të ketë pohuar se sapo ka hipur në makinë dhe e ka ndezur, në çast automjeti është copëtuar si pasojë e shpërthimit. 

Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se 38-vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndërsa Benzin në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas burimeve, veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme deri në konkludimin e një versioni përfundimtar. 

Janë duke u shoqëruar për t'ju marrë deklarime të gjithë personat që dyshohet të kenë pasur konflikte pronësie me 38-vjeçarin Memo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni