Gjykata italiane e Ternit ka dënuar me 10 vite e 8 muaj burg një 22-vjeçar shqiptar të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij një vit më parë në Piemonte. Mariel Mjeshtri, vrau duke goditur me thikë 20-vjeçarin Oltjan Nela edhe ai shqiptar. Mjeshtri ka përfituar ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Piemonte” në Terni, natën mes 7 dhe 8 dhjetorit të vitit të shkuar gjatë një përleshje jashtë një klubi nate, ndërsa Nela ka humbur jetën në 9 dhjetor në spital. I ati i viktimës është shprehur i pakënaqur me dënimin: Kjo është Italia, është një turp!.

Por edhe nëna e viktimës ka kërkuar drejtësi, duke thënë se nuk i duhen paratë por autorët duhet të shkojnë në burg.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)