TIRANË- Kur kanë kaluar 24 orë nga zjarri qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë, ende nuk ka asnjë person në pranga. Kamerat kanë filmuar autorin, i cili kishte vendosur doreza të verdha që e mbronin atë nga flakët dhe me kapele, teksa nxitonte të largohej në drejtim të Sheshit 'Skëndërbej', por uniformat blu nuk kanë arritur që ta identifikojnë e ta vënë pas hekurave për aktin kriminal që kreu. Autori ka shfrytëzuar pjesën e pasme të "Sarajeve", për të hapur 2 vatra zjarri, duke shkaktuar jo pak dëme materiale në këtë monument kulture.

Ky zjarr u pasua edhe me akuza dhe kundërakuza. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që drejtoi gishtin nga bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Bujar Nishanit, pasi sipas tij e kanë bërë me qëllim që të ndalin shpronësimin dhe krimin e kësaj godine në muze, por ish-presidenti e ka mohuar kategorikisht duke e quajtur si një akuzë kriminale.

Sarajet e Toptanëve u përfshinë mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate nga flakët. Zjarri ishte i qëllimshëm dhe kanë filmuar autorin i cili po vraponte pak pasi ndezi 2 vatra zjarri në pjesën e pasme të Sarajeve.  Pas zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, Sarajet e Toptanëve, monument kulture, do të ruhet nga policia dhe do të bëhet muze.