Pak kohë më parë, një mbrëmje kur u diskutua për afrimitetin e Donaldit me Beatrix, këngëtarja Semi u revoltua jashtë shtëpisë së ‘Big Brother’.
Pasi mbaroi klipi Donaldi e përqafoi Triksën dhe tha: Nuk dua që ajo të jetë në siklet! Unë po bëj atë që dua dhe ajo që dua është kjo.
Semi pasi dëgjoi këtë deklaratë tha e prekur se do donte që Donaldi t’i kthente Gini-in. Arbana i tha se kjo gjë mundësohet shumë shpejt, por duket se Semi sot e ka marrë pellushin e saj.
“Shpirti plot #Gin”,- ka shkruar Semi.
Semi ka thënë se Donaldi po bën lojë me Triksën. Gjithsesi ajo e ka gjykuar si lojtar dhe jo ashpër. Kujtojmë se ajo është shprehur se ai i ka ndenjur afër dhe nuk e ka hedhur poshtë.
“Është fundi i lojës dhe secili do kapet me diçka deri sa të dalë njëri fitues. Donaldi është Donaldi që ka qenë që nga fillimi dhe nuk ka ndryshuar sa i përket lojës. Është po ai që ka qenë në fillim. Gjërat kanë ardh si pasojë e gjendjes sime. Donaldi më ka ndihmuar në një moment të vështirë timin, di që ai njeriu ka qenë aty për mua dhe nuk mund të them që më ka penlizuar”, tha Semi.
Rikujtojmë se Semi pas situatës Bora-Donald-Beatrix i bëri unfollow Donaldit në Instagram. Romeo, vëllai i tij, i cili menaxhon rrjetin social të Donaldit, ia kthehu po njësoj.