Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një mesazh ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes.
Më tej, postimi i ambasadës, kujton shprehjen e madhe të shenjtores shqiptare: Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.
G.K/Shqiptarja.com'Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: "Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime".', thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.








