Ibrahimaj në Report TV: Në 2023 presim rritje ekonomike me 3%! Edhe këtë vit bonus për festat e fundvitit për pensionistët

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur në Report Tv për hartimin e projektbuxhetit për vitin 2023. Ibrahimaj thotë se vitin që vjen presin që ekonomia shqiptare të pësoje një rritje me 3%, ndërsa theksoi se pritet edhe një normalizimin i inflacionit.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja theksoi se prioritet i qeverisë edhe për vitin 2023 do të jetë mbështetja e qytetarëve shqiptarë për përballimin e krizës energjetike dhe rritjen e çmimeve, pasi rritja e produkteve do të vijojë.

“Jemi duke punuar intensivisht me qëllim përmbylljen e procesit të hartimit për projekt buxhetin 2023. Në tema makro ne parashikojmë që ekonomia shqiptare të rritte në një nivel rreth 3%. Parashikojmë inflacioni të jetë në parametra normal, duke qenë se pritet të ketë një normalizim të inflacionit vitin e ardhshëm. Parashikojmë ulje të nivelit të borxhit dhe deficitit, këto janë parametrat kryesore ku bazohet buxheti i vitet të ardhshëm. Prioritet mbështetjen për energjinë, përballimin e fakteve të krizës së çmimeve të rritura dhe përballimin e situatës së përgjithshme makro ekonomike të vendit”, tha Ibrahimaj në Report Tv.

Ndonëse në kohë krize, ministrja theksoi se edhe këtë vit do të jepet bonusi i fundvitit për pensionistët edhe pse pensionet janë indeksuar dy herë.

“Që në hartimin e projekt buxhetit deklaruam që bonusi i pensionistëve do jetë aty si zë buxhetor. Përveç indeksimeve do japim edhe bonusin, siç është traditë ndër vite”, u shpreh ministrja.

Pavarësisht se ka pasur kritika nga opozita për masat mbështetëse të marra nga qeveria për krizën, Ibrahimaj thotë se fokusi kryesor ka qenë në mbështetjen e shtesave në nevojë. Ibrahimaj u shpreh se politikat e marra janë përshëndetur edhe nga FMN. Ministrja theksoi se këto masa po japin efektet në rritjen ekonomike.

“FMN ka përshëndetur politikat e qeverisë për përballimin e krizës, duke qenë e kanë qenë politika të adresuar drejt shtresave në nevojë dhe atyre që s’kanë pasur mundësi të përballojnë rritjen e çmimeve. Këto politika po japin efektet në ekonominë vendëse. INSTAT deklaroi rritjen e ekonomike, që pjesë e saj është edhe konsumi i popullatës. Nëpërmjet politikave arritëm të mbajmë një nivel të lartë rritjeje. Ne do të vijojmë me politikat tona të mbështetjes të kategorive që janë më në nevojë. Kjo është arsyeja që vendosëm të rrisim për herë të dytë indeksimin e pensioneve, duke dyfishuar ndihëm ekonomike”

Sa i takon amastisë fiskale Ibrahimaj tha se ende nuk ka një draft përfundimtar, pasi janë ende në proces konsultimi.

“Amnistia është një proces që është në vazhdim. Që këtë pranverë kemi filluar të diskutojmë projektligjin. Më qëllim që të jetë një projektligj që të jetë sa më i pranueshëm për popullatën, s’kemi arritur në një draft përfundimtar. S’kemi ende një datë se kur do finalizohet ky proces”, tha Ibrahimaj.

Në fund ka komentuar edhe kërkesën e përsëritur të opozitës për heqjen e taksës së karburanteve, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh, pasi është vlerësuar se ka një efekt më të vogël në ekonominë e familjeve shqiptare, krahasuar me rritjen e çmimit të energjisë. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme në Turqi, gazetarin e pushojnë nga puna në fundin e pjesës së parë! Përmendi emrin e Hakan Sukur në komentin e ndeshjes

BOTËRORI 2022/ E pabesueshme në Turqi, gazetarin e pushojnë nga puna në fundin e pjesës së parë! Përmendi emrin e Hakan Sukur në komentin e ndeshjes