Ibrahimi: Jo referendum
me një opsion zgjedhjeje

Ibrahimi: Jo referendum <br />me një opsion zgjedhjeje
Kontitucionalisti Gent Ibrahimi ka dhënë arsyet pse nuk ka vend për referendum çështja e imunitetit. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ai i kadhënë përgjigje edhe një sër pyetjesh të tjera.

A është një opsion hedhja në referendum i çështjes së imunitetit, apo është thjesht një lojë politike që po bëhet nga Partia Demokratike?
Mënyra se si e shtroni ju pyetjen është ajo e duhura. Në fakt të jem i sinqertë me ju, kam refuzuar disa intervista për këtë çështje, në ditët e para kur problem u shfaq. Dhe një ndër arsyet që e bëra këtë ishte, se mendoja në fakt që çështja ishte shumë e thjeshtë dhe shumë evidente. Sipas gjykimit tim të zhvillohet një referendum për çështjen e imunitetit nuk është një opsion teknikisht, për sa kohë që palët nuk bien dakord që çështja të shtrohet me referendum. Arsyeja për këtë është kjo që po them: Referendumi i propozuar për çështjen e imunitetit nuk mund të jetë veçse referendum Kushtetutes. Sipas ligjit ka tre lloje referendumesh: Referendum Kushtetues, Referendum të Përgjithshëm, dhe Referendum Lokal. Për të treja këto referendume procedurat janë të ndryshme, dhe janë të rregulluara përkatësisht në Kushtetutë për Referendumin Kushtetues dhe në Kodin Zgjedhor në Referendumin e Përgjithshëm dhe Referndumin Lokal. Atëhere procedura që parshikon Kushtetuta për Referendumin Kushtetues është e tillë që kërkon "ok" e të gjitha palëve. Domethënë kërkon 2/3 të votave në Kuvend, dhe për sa kohë njëra palë e ka bërë të qartë që nuk shikon ndonjë arsye për ta shtruar çështjen e imunitetit në referendum, sepse në fakt dakordësia për të është e arritur dhe ka një version të përbashkët, atëhere është e pamundur që çështja e imunitetit të shtrohet në referendum.

Ju po thoni që nuk mund të shtrohet referendumi, kush mund të jetë rruga juridike që mund të ndjekë PD-ja?
E vetmja rrugë që mund të eksplorojë PD-ja për ta çuar çështjen e imunitetit deri në referendum është që ta interpretojë referendumin e porpozuar si një Referendum të Përgjithshëm. Pra, jo si Referendum Kushtetues. Megjithatë kjo më duket si ti futesh detit me këmbë, sepse për sa kohë që çështja e imunitetit rregullohet me Kushtetutë dhe ndërhyrja për ta modifikuar duhet ta bëjë në Kushtetutë. Nuk më duket se është e mundur që të përdoret klauzola e nenit 150 të Kushtetutës, në një përpjekje për ta kualifikuar referendumin si një referendum të zakonshëm, si një referndum të përgjithshëm. Për faktin e thjeshtë se imuniteti rregullohet në Kushtteutë, propozimi për ta ndryshuar atë për të cilin kanë rënë dakord dhe PD dhe PS konsiston në një ndryshim në Kushtetutë dhe për pasojë nuk mund të hidhet në një Referendum të përgjithshëm për një ndryshim në Kushtetutë. Pra më duke e pamundur që të ndiqet rruga e një referendumi të përgjithshëm për të bërë të mundur ndryshimin e Kushtetutës për imunitetin.

Në cilin nen duhet të bazohet PD për të shkuar në një referendum?
Në nivelin kushtetues janë dy nene që përcaktojnë rrugën dhe proceurat për organizimin e referendumeve. Është neni 150 i cili shërben si bazë procedurale për organizimin e referendumeve të përgjithshme dhe atyre lokale. Është edhe neni 177 i cili shërben si bazë procedurale për zhvillimin e referendumeve kushtetuese. Kjo e dyta duhet të ishte ajo që duhej të ndiqej në rastin në fjalë. Është një procedurë e pamundur pa pëlqimin e të gjitha palëve. Dhe për pasojë mendoj se loja është e mbyllur që këtu.

Sikundër Berisha është shprehur për Referendum, PS ka shtuar çështje të tjera për tu trajtuar. Mundet të përfshihen në një referendum?
Duhet patur parasysh ndarja që bëmë që në fillim, dallimi mes referendumit Kushtetutes dhe atij të përgjithshëm. Disa nga çështjet që ka hedhur në tryezë Partia Socialiste do të mund të trajtoheshin përmes referendumit kushtetues, ndërsa çështjet e tjera (kufinjtë dhe shfuqizimi i ligjit për importin e mbetejeve) këtu duhet të adresoheshin përmes referendumit të përgjithshëm. Sipas ligjit shqiptar, të gjitha referendumet zhvillohen në një ditë, por fakti që zhvillohen në një ditë nuk do të thotë se është një referendum. Janë disa referendume. Në një farë mënyre konfondimi i këtyre problemeve nuk i shërben sqarimit të çështjes, por do të ishte e mira që PS të propozonte më shumë detaje mbi atë çfarë propozon. Teknikisht do të thosha se në rast se bihet dakord nga palët për të ecur në rrugën e referendumit për të gjitha këto çështje ne do të kishim në atë ditë të vetme katër referendume. Arsyeja pse ndodh kështu, është se çdo flet votimi në referendum nuk mund të ketë më shumë se sa një çështje. Dhe në rastin e referendumeve kushtetutese thuhet në mënyrë eksplicide në Kodin Zgjedhor që propozimi shoqërohet me tekstin. Pra do të kishim një flet me tekstin për ndryshimin e imunitetit, një fletë me tekstin për ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së gjyqtarëve, e kështu me radhë. Pra do të ishte e preferueshme që për mua atë ditë të zhviloheshin katër referendume, megjithatë edhe mund të kombinohen në një referendum të vetëm ndryshimet kushtetuese, edhe në një referendum të vetëm ndryshimet e ligjeve të zakonshme, por kurrësesi nuk mund të kombinohen një një referendum çështjet kushtetuese me çështjet e tjera.

A mendoni se kemi kohë fizike, kur axhenda europiane na ka imponuar tetorin për të përfunduar reformat? Edhe pyetja tjetër është se ne futemi në një vit elektoral, mundemi të zhvilllojmë një referendum?
Kjo pyetje nxjerr në pah në një farë mënyrë kotësinë e kësaj qasjeje, sepse ndërkohë që ka dakordësi dhe pëlqim shumë palësh në lidhje me substancën e ndryshimeve që duhen bërë në Kushtetutë kërkohet referendumi. Atëhere mbetet që referendumi kërkohet vetëm për një arsye të vetme, që është koha. Sepse në rast se pëlqimi ekziston dhe jepet si opsion bërja e ndryshimeve në Kushtetutë në shtator apo në tetor, atëhere e vetmja gjë që fitohet nga referendumi është koha, por më duket se edhe kjo është e pamundur siç e ka bërë tashmë interpretimin KQZ me rastin e kërkesës për organizimin e referendumit për shfuqizimin e ligjit për importin e mbetjeve. E vetmja datë e mundshme për zhvillimin e referendumit është diku në vitin 2013, në po atë datë do të zhvillohet edhe referendumi i ri që propozohet. Për pasojë referendumi nuk i shërben qëllimit për të përshpejtuar ritmet kohore. Nga ana tjetër ky referendum do të ishte i pamundur edhe në një kuptim më thelbësor. Çdo referendum në mënyrë të natyrshme ju ofron zgjedhësit dy opsione. Në rastin e imunitetit nuk ofrohen dy opsione, ka vetëm një, për të cilën të dyja palët në politikën shqiptare kanë rënë dakord. Atëhere jam kurioz se si do të dukej fleta e votimit në referendumin e propozuar për imunitetet në një kohë që ka vetëm një opsion. Referendumi nuk mund të ketë një opsion, duhet të ketë të paktën dy, edhe në këtë kuptim thelbësor referendumi i propozuar është i pamundur.

Këtu doja të dilja. A mundemi që ti servirim publikut vetëm atë zgjedhje që na vjen nga politika? Ata mund të kërkojnë diçka më radikale...
Në një farë mënyre kjo e bën të kotë referendumin. E zhvlerëson, sepse në një rast të tillë, kur populli nuk do të ishte dakord edhe me propozimin a as me propozimin b, në fakt do të shkonte në kutinë e votimit për të votuar për partitë me propozimet përkatëse. Efektivisht kjo do të ishte një fushtaë elektorale. Ne nuk na duhet kjo, na duhet një mundësi që publiku të shpreh një çështje, dhe jo që publiku të shpreh preferencën për partitë politike.

Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!