Pas 15 vitesh që emri i Shkëlzen Berishës përmendet si i përfshirë në tragjedinë e Gerdecit ai dëshmoi sot për herë të parë në Gjykatë por me një qëndrim arrogant para medieve tha se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e sipas tij GJKKO e paska thirrur kot,
Në studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj avokati Idajet Beqiri, në lidhje skype avokati Arbër Hoxha dhe Azgan Haklaj, anëtar i Kryesisë së PD dhanë argumentet e tyre mbi dosjen Gërdeci e qëndrimet e Shkëlzen Berishës.
Për Idajet Beqirin personi kryesor i implikuar në dosjen Gërdeci është Shkëlzen Berisha ndërsa rrugën ia shtroi i ati Sali Berisha. Ashtu si Fatmir Mediu ish ministër mbrojtje dhe Aldo Bumçi ish ministër drejtësië as djali i ish kryeministrit tha se nuk di asgjë për faxin e vitit 2007 me mbishkrimin ‘për Shkëlzen Berishën’, dokument që përcaktonte se fabrika do të ngrihej në Gërdec. Por Beqiri nënvizoi se faksi i Aldo Bumçit në dokumentin ku jepte mendim pro projektit kishte mbërritur në atë formë nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Shkëlzeni njeriu kryesor i implikuar ne krimin e Gërdecit. Babai i tij kryeministër i shtroi rrugën. Shkëlzeni gjeti njerëzit që do bënin demontimin shoqëritë që de e bënin këtë, personelin, mori më të besuarit. Edhe ndërhyrjet i bëri vetë ai nuk la babanë që të merrte miratimet e ndryshme.
Faksi doli nga ministria e Drejtësisë për Shkëlzenin, ishte firma për vendimin e qeverisë aty ku do të bëhej Gërdeci që vrau shqiptarët. Ajo për Shkëlzenin u shkrua me urdhër të Aldos. O spak merre atë shënimin që thotë Aldo nuk është shkrimi im merre e çoje për ekspertim, ke shkrimin e zv ministrit të Aldos. Po nuk doli e mbaj unë përgjegjësinë për këtë gjë. Këta duan ta mbulojnë por nuk mbulojnë dot të vrarët dhe provat direkte dhe indirekte që janë të shumta sepse në fund të fundit, ata të SPAK nuk janë të paaftë", shtoi Beqiri.
Një koment pati edhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili i pyetur nëse ishte e domosdoshme dëshmia e Shkëlzen Berishës, tha se nuk ekziston një raport mes tyre për këtë proces. Avokati Beqiri mendon se Mediu po e mbulon Shkëlzen Berishën.
"Fatmir Mediu sido që të thotë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Mediu duhet ta dijë që s’mund ta mbulojë Shkëlzenin. Shkëlzeni ndërpreu punën në fabrikën e Gërdecit kur erdhi George Bush. Sali Berisha është njëshi, dyshi Shkëlzeni , treshi Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu kanë vrarë 26 njerëz. Do përgjigjen. Jetët e atyre njerëzve duan shpagim dhe shpagimi është burgimi i përjetshëm për këta që e bënë këtë krim”, tha ai.
Edhe avokati Arbër Hoxha përgënjeshtroi Shkëlzen Berishën pasi ky i fundit deklaroi se ishte thirrur kot nga GJKKO. Hoxha tha se gjykata thërret një person në cilësinë e dëshmitarit qe ka dijeni për veprën penale.
“GJKKO nuk e ka thirrur kot. Është person që ka dijeni për veprën penale për të cilën po hetohet”, shtoi ai.
Avokati Idajet Beqiri ka bërë deklarata të forta në “Studio Live” në Report Tv duke thënë se Sali Beisha do të hetohet edhe për vrasje. Ndërkaq ai tha se të njëjtin fat si familja Berisha do të ketë edhe familja e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për këtë të fundit tha se do të shpallet non grata.
“Berisha mori fund iku. Iku me turpin më të madh dhe Shqipëria do shikojë si do ndëshkohet për të gjitha veprat penale që ka kryer, edhe vrasje. Do i sekuestrohen të gjitha pasuritë që ka dhe ai do ngelet me gisht në gojë me gjithë familjen e tij. Domethënë do kandadiset më keq s’ka ku të vejë. Sikurse e njëjta situatë do ndodhë me familjen Meta të cilët gati e kanë non gratën e kanë domethënë për të mos thënë se është marrë kjo masë. Por ende e pashpallur sikurse ende i pashpallur edhe masat e sigurimit për të dy këtë çift Meta Kryemadhi”, tha Beqiri në studio me gazetarin Arbër Hitaj.