Ideatori i Brexit: 15 vjet për daljen e
Britanisë. Ç'duhet të bëjë Shqipëria

Ideatori i Brexit: 15 vjet për daljen e<br />Britanisë. Ç'duhet të bëjë Shqipëria
Njeriu që ideoi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian tregon arsyet se pse këmbënguli për një kohë të gjatë që të merrej ky vendim.

Daniel Hannan mban mbi supe emrin e atij që solli divorcin mes Londrës dhe BE-së.

Gazetari, shkrimtari, por mbi të gjitha politikani, rrëfen përse këmbënguli për gati çerek shekulli për daljen e Britanisë nga familja europiane.

Në kohën kur Britania nis procedurat për tu shkëputur përgjatë 2 viteve të ardhshme përfundimisht mga unioni, Shqipëria bën përpjekje për tu bërë pjesë e kësaj familjeje, bashkë edhe me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Por, a është Shqipëria gati në sytë e këtij euroskeptiku të regjur?

“Ky nuk do të jetë më shqetësimi ynë. Është një çështje e rëndësishme për Shqipërinë dhe për Brukselin.

Përgjatë referendumit në Britani, kryeministri juaj ndërhyri në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe shkroi për të përditshmen “The London Time”, duke thënë se shqiptarët kanë probleme të tmerrshme dhe ne nuk do të donim të ishim si ju.

Epo, mirë. Ndoshta Shqipëria mund t’i zgjidhë problemet e saj në mënyra të tjera përveçse anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Dhe do të doja të shihja një situatë ku çdo vend i këtij rajoni të mund të marrë pjesë në një treg të përbashkët europian dhe të marrë përsipër të drejtat dhe përgjegjësitë për të ruajtur këtë treg të vetëm, pa asnjë lloj diskriminimi mbi bazat e origjinës, nacionalitetit apo shqetësime të tjera, pa nevojën për tu bërë një provincë e europës federale”
, thotë Hannan në një intervistë për TCH.

Hannan i ka qëndruar besnik idesë së tij për shkëputjen e Londrës nga BE-ja, me shpresën dhe bindjen se shumë shpejt vendi i tij do të shndërrohet në një Amerikë të dytë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!