Identifikohen katër nga nëntë trupat e shkrumbuar, një prej tyre i Kobe Bryant

Identifikohen katër nga nëntë trupat e shkrumbuar, një prej tyre i Kobe Bryant

Lajmet e fundit që vijnë për aksidentin e tmerrshëm që i mori jetën të dielën Kobe Bryant dhe tetë personave të tjerë kanë të bëjnë me rikuperimin e trupave. Të martën u arrit rikuperimi i tyre në një kohë kur ata ishin shkrumbuar plotësisht si pasojë e shpërthimit në flakë të helikopterit.

Me anë të analizave për gjurmët e gishtërinjve është njoftuar gjithashtu se është bërë identifikimi i katër trupave, mes tyre ai i legjendës së basketbollit në NBA Kobe Bryant. Ndërkohë trupat e tjerë të identifikuar janë ai i John Altobelli-t, 56 vjeç, trajner basketbolli, Ara Zobayan, 50 vjeç, piloti i helikopterit si dhe trupi i Sarah Chester 45 vjeç.

Mediat ndërkombëtare raportojnë gjithashtu se po punohet për identifikimin e pesë trupave të tjerë, një prej të cilëve është i vajzës së Kobe Bryant, Gianna Bryant, 13 vjeç.

Nga hetimet për aksidentin rezultoi gjithashtu se helikopteri i Kobe Bryant nuk kishte paisje për të lajmëruar pilotin për rrezikun që i kanosej te kodra, por ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e kishin si detyrim këtë. Gjithashtu bëhet me dije se komunikimi i fundit i pilotit me kullën e kontrrollit ka qenë në momentin që helikopteri ndodhej 700 metra mbi nivelin e detit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi