Idrizi iku i vetëm te PD, deputeti i PDIU ironizon: Po 'fluturon' për të gjetur vetveten

Idrizi iku i vetëm te PD, deputeti i PDIU ironizon: Po 'fluturon' për të gjetur vetveten

Deputeti i PDIU, Dritan Bici

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi braktisi koalicionin me Partinë Socialiste dy ditë më parë, duke u rikthyer djathtas. Këshilli Kombëtar i PDIU vendosi me votë unanime të mandatojë Idrizin që të nisë negociatat me kryetarin e PD, Lulzim Basha, për një marrëveshje paraelektorale PD-PDIU. 

Por një prej deputetëve të kësaj force politike, Dritan Bici, një prononcim për mediat, akuzon Shpëtim Idrizin se ka tradhtuar besimin e qytetarëve për interesa personale. Sipas tij, nga PDIU nuk janë larguar deputetët, por kryetari i saj, të cilin ai e ironizon me fjalët se po fluturon për të gjetur vetveten. 

Deputetët e PDIU-së nuk kanë ikur nga partia por është kryetari Shpëtim Idrizi ai që po fluturon për të gjetur vetveten. Ne jemi me kryeministrin Rama sepse shikojmë që për çështjen “Çame” ka punuar më shumë se çdo kryeministër në këtë vend. Ne jemi këtu ku jemi sepse mbi shpatulla kemi edhe votat e votuesve socialistë.

Dritan Bici, deputet i PDIU

Ish-kryebashkiaku socialist i Gramshit thotë gjithashtu se largimi i drejt të djathtës do ketë edhe efekte sociale pasi 1 mijë të punësuar nga radhët e PDIU si rezultat i koalicionit me të majtën, rrezikojnë të hidhen në rrugë. 

Shpëtim Idrizi kërkon që për interesa personale t’i hedhë në rrugë gati 1000 të punesuar nga qeverisja e Rilindies.

Dritan Bici, deputet i PDIU

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 13/09/2018 17:17

    Po pse Rilindja sikur puneson vetem me Konkurse dhe me portale ??? Ja fute Rames me keto fjale o kok tule. Mjer vendi cfar muti ka ne parlament.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë