Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në X, dha një mesazh në 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Hasani shprehet se ajo i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.
'Sot kujtojmë 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës një trashëgimi të pavdekshme të dashurisë, dhembshurisë dhe shërbimit ndaj më të dobëtëve, duke frymëzuar miliona njerëz anembanë globit.'
Commemorating 8 years since the canonization of Mother Teresa, the saint who gifted the world an immortal legacy of love, compassion and service to the most vulnerable that inspires millions.
——
Sot kujtojmë 8 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores që i dha botës… pic.twitter.com/wl2FpJ7dNZ— Igli Hasani (@IgliHasani) September 5, 2024
Lajmi kryesor:
8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë









