(VIDEO) IKMT Vlorë aksion në ‘Pyllin e Sodës’, prish sot 10 ndërtime pa leje 1-2 kate! Në total do shemben 40 objekte

VLORË-Përtej aksionit të pastrimit nga mbetjeje urbane që vijon prej ditësh në ‘Pyllin e Sodës’ në Vlorë, ka nisur edhe një aksion i IKMT-së ku do të prish të gjitha objekte pa leje në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.

Ditën e sotme do të shemben 10 ndërtesa që janë nga 1 dhe 2 kate, të ndërtuara pa leje. Aksioni do të nis nga zona e TEC-it në afërsi të plazhit të Nartës dhe do të vijojë deri në plazhin e Vjetër ku do të shembet çdo objekt pa leje si në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.

Në total janë 40 objekte të planifikuara për t’u shembur deri në fund të aksionit të IKMT Vlorë deri në lirimin e plotë të këtyre hapësirave ranore në kuadër të pastrimit të plazheve dhe zonës së pyllit.

IKMT ka kërkuar bashkëpunimin e Bashkisë Vlorë për të hequr inertet që do të mbeten nga shembja e objekteve pa leje.

Pastrimi i mjedisit dhe lufta ndaj krimeve mjedisore si dhe shembja e ndërtimeve pa leje që kanë zaptuar hapësirën publike në mënyrë të padrejtë është në fokus të punës së qeverisë për këtë mandat të tretë qeverisës.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Hoxha i veshjeve firmato, Elvis Naçi ‘bamirës’ edhe me familjaret e ti! E bija vesh bluzë 700 dollarë