IKMT-ja tani do të drejtohet nga policia, Lleshaj jep porositë: Deri në fund të prillit mos ketë asnjë rrënjë kanabis (VIDEO)

TIRANE-Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit tashmë do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit dhe kalon nga varësia e Ministrisë së Mjedisit te e Brendshmja. Ministri Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të IKMT-së dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit në Policinë e Shtetit duke sqaruar se cila do të jetë detyra e strukturës së re. Lleshaj u shpreh se kjo strukturë do të drejtohet nga policia e shtetit dhe fokus kryesorë do të ketë përveç ndërtimeve pa leje edhe ujin, territorin, pyjet, por edhe hapësirat në plazhe, që mund të zaptohet në sezonin turistik.

"IKMT-ja tashmë do të zgjerojë fushën e veprimtarisë, do të mbrojë jo vetëm territorin, por edhe mjedisin, me theks te pyjet. Ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandaluese në mbrojtje të mjedisit, të godasë veprimtarinë e paligjshme dhe të sigurojë që vendi zhvillohet në kushte normale. Ajo që do të ndodhë është një fuzion i funksioneve të deritanishme të IKMT-së. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese, të përmirësohet kontrolli i territorit, të evitohen shpenzimet e panevojshme.

Por përse është bërë kjo lëvizje? Së pari duke qenë se IKMT ka kryer një funksion të rëndësishëm në mbrojtje të territorit, ne do të arrijmë ujin, territorin dhe pyjet. Ne do të arrijmë që funksionet të kryhen në kuadër të një veprimi të përbashkët, që tani do të jetë Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit. Strukturat e reja të IKMT-së të inspektimit të mjedisit të pyjeve dhe ujërave do të kryhen në bashkëveprim me policinë.

Drejtuesit e rinj apo të vjetër të IKMT-së vendorë, do të jenë pjesë integrale e komisariateve përkatëse në mënyrë që e gjithë puna të kryhet së bashku në koordinim të plotë. Të përgatiten mirë drejtuesit e IKMT-së, që do të adresojë cështjet kryesore që shqetësojnë vendin. Fokusi te ndërtimet pa leje, sidomos në zonat me prioritet, bregdeti. Por edhe disa zona të brishta, administrimi i baseneve ujore, kontrolli i shfrytëzimit të inerteve, guroret, inertet.

Nga fundi i shkurtit, kur synojmë ta bëjmë operacionle IKMT-në, drejtoritë vendore do të kenë edhe një përgjegjësi të shtuar për t'u kujdesur për territorin. Kjo kërkon rikonceptim në themel, do të drejtohet nga qendra dhe strukturat vendore të policisë në qarqe. Ne do të lancojmë thirrjet e reja për rekrutim në fushën e IKMT-së, shpresojmë që qytetarët ti përgjigjen thirrjes për angazhim dhe të marrim specialistë dhe ekspertë të motivuar. Procesi do të kryhet në transparencë të plotë, nxit të rinjtë dhe të rejat që kanë eksperiencë në fushën e mjedisit, ujërave dhe pyjeve që të aplikojnë" tha ai.

Porosia e veçantë e ministrit lidhej me zaptimin e hapësirave në plazhe në sezonit turistik, duke i kërkuar që të nisin punën që tani për të mos lejuar një gjë të tillë. "Prefektët të koordinojnë dhe të parandalojnë me cdo kusht, të eliminohet cdo zaptim në plazhet e vendit. Nëse në vitet më parë kemi pasur, rolin që policia është futur në mes të sezonit, kjo punë për këtë vit duhet të fillojë që tani, jo për të pritur dhe larguar zaptues, por për të parandaluar zbatimin e territoreve. Për këtë ka detyrë policia, prefektët, por edhe IKMT-ja, që duhet të ndërhyjë në nivelin parandalues, që të penalizohen njerëz, edhe pse ndonjëherë e meritojnë".

Ministri i Brendshëm porosinë e tretë nga radha, por jo nga rëndësia e kishte për strukturat lidhur me luftën anti-kanabis. Lleshaj u vendosi ultimatum që deri fund të prillit të mos ketë asnjë rrënjë kanabis të mbjellë, në të kundër pas kësaj date, aty ku do të gjendet kanabis zyrtarët që janë përgjegjës për territorin do të përgjigjen para drejtësinë.

'Dhe e treta ka të bëjë me luftën për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Dua të them që viti që shkoi ka paraqitur një nivel të fortë të angazhimit të strukturave, në numrin e lartë të personave të proceduar, të mjediseve të kontrolluara dhe bimëve të sekuestruara. Por na ka dëshmuar një numër të lartë të goditjes së zyrtarëve që kanë përgjegjësi për kontrollin e territorit, të pyjeve, vetë policisë, etj për mos ushtrim të përgjegjësive dhe kompetencave dhe bashkëpunim. Për këtë vit puna ka filluar por kërkohet më shumë ritëm që ky operacion të përfundojë para fillimit të pranverës.

Edhe një kubik i vetëm duhet kërkuar dhe gjetur dhe nxjerrë përgjegjësitë. Nëse vjet kishim vendosur qershorin, sivjet ky afat është në prilli, ku drejtuesit duhet ta kenë përfunduar luftën kundër kanabisit. Pas këtij muaji do të fillojë kërkimi i përgjegjësisë edhe te zyrtarët që kanë përgjegjësi. Cdo sipërfaqe kudo që të jetë do të shkaktojë një proces ndaj personave që kanë përgjegjësi për atë territor, nga vendorët, te policia, etj. Cdo centimetër, jam besimplotë që do ta bëni këtë detyrë, që 2020 të thellojë suksesin në luftën kundër kanabisit, për ta mbyllur këtë histori njëherë e mirë nga axhenda e punës sonë' përfundoi Lleshaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veliu: 20/02/2020 16:08

    Bravo lleshaj,,ikmt ti kaloje policise te prishen sa me shume shtepi te paligjshme ,,por dhe duhet te gjeni te vraret nga trafikantet e droges,,,si ky rasti i shijakut...

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/02/2020 16:01

    IKMT te vij te cliroj Shkodren nga ndertimet dhe te cliroj hapsirat publike qe kan zaptuar te fortet.Ne qender te qytetit kan zaptuar lulishtet e bukura te dikurshme me vila e klube.IKMT nuk duhet te varet nga nje kryetar bashkie por te jet institucion i pavarur qe punon per interesat e popullates

    Përgjigju
  • Sabri: 20/02/2020 13:08

    Nje i njohur qe dikur kishte punuar ne ish sigurimin famekeq, tregonte se ne fillim viti sidomos kur vinte vete ministri, ngrinte zerin e trufullonte duke kerkuar me shume arrestime per arratisjet apo agjitacion-propoganden. Ne te kundert, vete punonjesit do te shkonin prapa hekurave, si pergjegjes direkt per territorin apo zonen qe mbulonin. Dhe kuptohet ca ndodhte me pas. Duhet te kishe rezultate ose thene ndryshe "goditje", term i fortperdorur edhe sot. Edhe fjalimi me lart nga sa duket nuk ndryshon shume nga mentaliteti social-sovjetik.

    Përgjigju
    • Tokarevi i Shiqeres: 20/02/2020 13:59

      Jeni mesuar ju turqit shqipfoles me rrumpalle berishistani, kafe e paçe buze lanes dhe pastaj shitje brekesh te perdorura tek Gabi para parlamentit. Futi edhe nje beton ne mes te nates per hise te "toka u xu!". Te çohet edhe njehere Enverua te filloni ti kendoni e ti uroni jete te gjate sa malet. Popull oriental e zhuls, nuk patet njehere perqasje ndaj rregullit

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat