Është ekspozuar në UNESCO, për një periudhë 2-vjeçare, një vepër shqiptare. Bëhet fjalë për ikonën e shekullit të XVIII-të, “Ringjallja e LLazarit” e realizuar nga ikonografi i njohur Kostandin Zografit. Për ekspozimin e veprës është zgjedhur një ambient me dukshmëri specifike, ku puqen kultura të kohëve, traditave dhe kombësive të ndryshme. Vet ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka qenë e pranishme në selinë e UNESCO-së në Paris, gjatë ceremonisë së inaugurimit, të kësaj vepre, të trashëgimisë shqiptare.
Vepra “Ringjallja e Llazarit”, pjesë e fondit të Muzeut Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë, pasi u restaurua fillimisht u mendua që t’i dhurohej UNESCO-së në kuadër të 60-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në këtë organizatë. Por, qeveria pas shumë kundërshtimeve të specialistëve të trashëgimisë, para një muaj shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave, duke anuluar vendimin e dhurimit.
Vepra është cilësuar, si një ikonë përfaqësuese e artit ikonik shqiptar që është zhvilluar në shekullin e XVIII edhe vjen nga kisha e “Ungjillëzimit”. Ndërsa, përmbajtja e saj lidhet më një rit fetar, që festohet para pashkëve, duke u njohur në historinë e Biblës, si Ngjallja e Shën LLazarit, një nga mrekullitë e Krishtit. Llazari në besimet popullore njihet si mbrojtës i pyjeve dhe simbolizon kufirin mes jetës tokësore dhe botës së përtejme.