Vrasja e turistit francez, pas gjithë zallamahisë së patriotizmit folklorik dhe banal në emër të revolucionit, të filluar me flamingot e përfunduar në një banalitet se kush do të marrë flamurin, kush qeleshet, kush shaminë e islamistit, kush brekushet e Dum Babës, për të drejtuar revolucionin e 46-ës e tradhtarët në litar, ishte një ngjarje e paralajmëruar.
Vrasjes së francezit 20-vjeçar, Miguel Madnes, i parapriu klima me një fushatë pikërisht në fillimin e sezonit të turizmit, për të shkatërruar imazhin e Shqipërisë, që fillon nga vendet fqinje dhe shkon në Gjermani e deri në Ormuz, ku doli lajm i dyti pas flamingove.
Ka kohë që shtazëria e rrugës ka mbytur zërin e qytetarit, në dhunimin që i bëhet për të mos folur, si forcë e shtazërisë që vjen nga mungesa e forcës së ligjit.
Shteti ka detyrë emergjente të fusë në kafaz shtazët e rrugës dhe të lirojë qytetarët.
Vrasja e 20-vjeçarit francez, Miguel Madnes, nuk është vetëm prerja e jetës në moshën 20-vjeçare nga një barbar i Hasit. Vrasja e tij është vrasje edhe për Shqipërinë. Kjo vrasje, sigurisht, do të ndikojë negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe turizmin e saj.
Policia e Shtetit veproi në mënyrë profesionale, operacionale, në kapjen e shtazës Sokrat Vata. Por, me këtë profesionalizëm dhe shpejtësi, Policia e Shtetit duhet të veprojë në mbylljen në kafaz të shtazëve të rrugës, për të liruar zërin e qytetarit.
Forca e ligjit duhet të jetë e pamëshirshme në zbatimin e saj.
Është emergjencë kombëtare mbyllja në kafaz e shtazëve të rrugës.
Është emergjencë kombëtare eliminimi i të fortëve që mbrojnë bizneset e tyre me shtazë . Dhe pastaj vijmë këtu ke kjo ngjarjë e rëndë jo vetën për Miguel Madnes, por kujtdo.
-
Pse barbari iHasit, t gjithe e dine ska pyll pa derra.Apo don tingellosh pro pseudo cosmopolitan I kulturum. Ka ardh koha qe ktyne perkufizimeve krahinore apo ma sakte tosk-Geg ti jepet fund, dheduke pas parasysh qe vet je Geg go fuck yourself specie hibride pasardhes komunistash. Une jam Shkodran, dhe jetoj jashtdhe kam neveri per ket specie perfide gazetaresh bythlepiresish. So long bitches
Përgjigju -
Ngjarja eshte e rend por te thuash barbari nga hasi Eshte e tepert. Te fala nga gjoth hasjanet!
Përgjigju










Komente
Komento