Ilir Mati, debat me juristët
e Berishës për kuvendin

Ilir Mati, debat me juristët <br />e Berishës për kuvendin
Gazetari Ilir Mati bashkëbisedoi dy javë më parë me dy juristët që janë afër kryeministrit Berisha, zëdhënëses Erla Mëhilli dhe këshilltarit juridik Oerd Bylykbashi. Tema e bashkëbisedimit në rrjetin “Facebook” ishte nëse është ilegjitim apo jo Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e qershorit 2009, sepse në shtator u betuan vetëm deputetët e shumicës dhe jo të opozitës.


A është legjitim Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e viti 2009? Mandatimi i kuvendit, në mbledhjen e tij të parë, në një kuvend të pa përbërë nga 140 deputetë, ka vënë në dyshim të arsyeshëm legjitimitetin e atij Kuvendi, dyshim i shprehur herë pas here në shtyp nga gazetari Ilir Mati. Gjykata Kushtetuese asnjëherë nuk u vu në lëvizje për të bërë interpretimin përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e mandatimit të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 2009.
Gazetari Ilir Mati, prej shtatorit 2009, kur nisi punimet kuvendi me deputetë vetëm të shumicës parlamentare, por me refuzimin e deputetëve të opozitës, që hynë 6 muaj më vonë, shkroi shumë herë për këtë temë, e cila është harruar nga opozita. PS-ja, vendosi të hynte në Kuvend, para se të digjeshin mandatet e deputetëve të saj, dhe e arkivoi bojkotin parlamentar, edhe pse për disa muaj e cilësoi si Kuvend jolegjitim.
Dy javë më parë, gazetari Ilir Mati pati rastin të tërhiqte mendimin e zj. Erla Mëhilli, zëdhënëse e kryeministrit Berisha dh zotit Oerd Bylykbashi, këshilltar Juridik në kryeministri, për këtë çështje, dhe mes të tjerave, zëdhënësja e kryeministrit thotë, se më shpejt i mbushet mendja deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri, se sa Ilir Matit.
Dhe në fakt, siç del edhe nga bashkëbisedimi, Ilir Mati ua përsërit juristëve të Berishës se Kuvendi i mandatuar në shtator 2009, është ende jolegjitim.

Bashkëbisedimi
Erla Mëhilli: po lexoja një reagim të FRD. Presidenti thërret për konsultime për datën e zgjedhjeve Partitë Parlamentare dhe parti parlamentare sipas Kodit Zgjedhor, neni 2, pika 12 thotë: 12. "Parti parlamentare" është partia politike që ka fituar dhe zotëron të paktën një vend në Kuvend nga zgjedhjet pararendëse" dhe mandati i Oketës në 2009 nuk është fituar si FRD, por si PD dhe për rrjedhoje nuk mund të llogaritet si mandat i FRD-së që e kualifikon si parti parlamentare. Eshtë i njëjti kriter me të cilin FRD nuk propozoi dot kandidatura për anëtar KQZ-je.
Ilir Mati: Sipas kushtetutes, kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 2009 është, të paktën, jo legjitim për shkak të marrjes së mandatit, në ditene e parë të mbledhjes se tij, ne një kuvend të papërbere nga 140 deputetë (një pjesë e të mandatuarve nga një komision zgjedhor fitues në garën elektorale, shkelën kushtetutën duke mos ju përgjigjur thirrjes së presidentit të Republikës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të kuvendit, pjesa tjetër e të mandatuarve, po nga ai komision, te pranishem ne ate mbledhje, shkelen kushtetuten duke e uzurpuar kuvendin). Sipas kushtetutes, te gjitha aktet e rrjedhura nga veprime joligjore, janë joligjore, përfshi edhe zgjedhjen e presidentit të republikes dhe të gjitha veprimet e tij. P.S. Për më tepër, lexo artikuj, në shtypin e kohës, mbi paligjshmërinë e Kuvendit të Shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 2009, shkruar nga Ilir Mati.
Erla Mëhilli: Ilir Mati, Kushtetuta parashikon që Kuvendi konstituohet ku janë të pranishëm jo më pak se 71 deputetë nuk kërkon që të jenë të 140 deputetët prezentë. .....dhe Kushtetuta është çështje artikujsh kushtetute)
Ilir Mati: Erla Mehilli, Kushtetuta, neni 64: Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë.(etj). Neni 65: ... Mandati i kuvendit fillon me mbledhjen e tij të parë (etj). Neni 71: 1. Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve Neni 72: Para fillimit të ushtrimit të mandatit deputetët bëjnë betimin në Kuvend. Neni 71.2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin. Erla Mëhilli, ju lutem më citoni nenin kushtetues sipas të cilit kushtetuta parashikon që kuvendi konstituohet ku janë të pranishëm jo më pak se 71 deputetë ( ky nen nuk ekziston!). Erla Mëhilli, kushdo mund të interpretojë kushtetutën, por sipas nenit 124: Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Erla Mëhilli, neni 134: 1. Gjykata Kushtetuese vihet në levizje vetëm me kërkesë të: g) individeve. A pranoni të bëjmë një kërkesë për vënien në lëvizje te Gjykates Kushtetuese për intrepretimin përfundimtar të legjitimitetit të Kuvendit të Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, kuvend me mandat të marrë, i pa përbërë nga 140 deputetë?
Erla Mëhilli: Nuk kam ndërmend të të mbush mendjen.
Erla Mëhilli: Të gjitha organet kolegjiale konstituohen kur janë të pranishëm me shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm, dmth 71 në rastin konkret dhe për rrjedhojë funksionojnë kur janë më shumë se gjysma. Lexo nenin 78 po lërja këtë punë atyre që janë specialista.
Erla Mehilli: O Ilir ku paske qenë në kohën kur opozita merrej me kutitë? Ta kishin dit dhe ata qe kuvendi s'qeka legjitim do kishin kursy kohën dhe debatin.
Ilir Mati: O Erla, Neni 78 flet për Kuvend të mandatuar, pra pasi 140 deputetët bëjnë betim. Me termin opozitë ma merr mendja se e keni fjalën për pakicën parlamentare? Ajo pakicë parlamentare është bashkëshkelëse e kushtetutes në rastin që flasim. Flm për këshillën, për t'ia lënë këtë punë atyre që janë specialista. Ndoshta e di që punoj gazetar, dhe përfitova nga biseda që hapet (duke e ditur se jeni specialistë në fushë, ndoshta gabim, nga që keni studiuar ligje) për t'iu marrë mendimin në lidhje me jolegjitimitetin e kuvendit të shqipërisë dalë nga zgjedhjet e 2009. Përgjigjia juaj e fundit, ku citoni nenin 78 të kushtetutës, është e mjaftueshme për mua që të kuptoj se jam adresuar gabim. Gjithesesi, pres me mirënjohje ndonjë rekomandim tuajin për ndonje emër specialisti.
Oerd Bylykbashi: Ouu, hajde debat! Le të vendosim argumentat bazë:
1. Dekretimi i zgjedhjeve është kompetencë e presidentit. Kodi nuk ia kërkon atij që të konsultohet por kjo është një çështje fryme dhe praktike te mire kushtetuese dhe ligjore dhe ky eshte nje veprim per tu pershendetur.
2. Presidenti eshte treguar objektiv duke perdorur nje kriter ligjor, ate "parti parlamentare". Kodi Zgjedhor percakton pa ekuivok se cilat jane parti parlamentare, asnje ligj tjeter nuk ka nje definicion konkurues dhe FRD e ka kot që harxhon frymë se thjesht nuk e kap kriterin ligjor. Kodi kërkon të kesh marrë frymë që në momentin që shpallen rezultatet. Kodi në këtë rast nuk favorizon fenomenin që në parlamentin britanik quhet "ratting" e që vjen nga lëvizja e miut nga nje anije në tjetrën.
3. PDIU është parti parlamentare sepse trashëgon cilësitë e PDI që ishte e tillë në zgjedhjet e 2009 dhe nga e cila ka dalë. Nuk po zgjatem se kesaj çështjeje i është dhënë përgjigje.
4. Kushtetuta përcakton vërtet tavanin e kuvendit në 140, po kjo nuk ka asnjë lidhje me legjitimitetin e parlamentit. Kushtetuta kërkon si minimum për vendimmarrje (gjë që është mënyra me të cilën materializohet vullneti i parlamentit) 71 deputetë me mandat të vlefshëm të pranishem në seancë, dhe të pakten 36 të votojnë pro. Detaje të tjera Kushtetuta ia delegon rregullores. Kjo e fundit NUK kërkon që të jenë të gjithë deputetët në seancën e parë kur konstituohet Kuvendi. Madje lejon që deputetët që mungojnë në seancën inaguruese të bëjnë betimin më vonë. Nqs verifikohen si të vlefshme 71 mandate, parlamenti është funksional dhe mund të fillojë vendimmarrjen. PS këtë e dinte kur erdhi me 6 muaj vonesë në parlament.
5. Vendimi i parë i seancës së parë është zgjedhja e komisionit për verifikim mandatesh, dhe kjo bëhet me të paktën 36 vota në prani të 71 deputetëve. Mund të duket habi, po edhe qeveria mund të zgjidhet në seancën e parë me 36 vota, por nuk rrezohet po nuk votuan kundër 71, se pse dmth që gëzon mbështetjen e shumicës.
6. Jo çdo parim apo rregull i përgjithshëm i gjithëpranuar shkruhet, por sanksionohet apo materializohet nga praktika kushtetuese. Jo më kot flasim për "frymë" të Kushtetutës. Nuk po vazhdoj më tej. Në këtë debat duhet t'i besojmë inxhinierisë kushtetuese dhe jo asaj konstruktuese. Besoj se kaq mjafton.
Erla Mëhilli: Hahahahaha Oerd stu durua ëe. : p Ke dhënë shpjegim për terëëe
Erla Mehilli: Oerd është e kot. Më kollaj ja mbush mendjen Damianit sesa Ilir Matit.
Ilir Mati: O Erla Mëhilli, nuk bëhet fjalë per "mbushje koke", është thjesht një rastësi për të komunikuar në një mjedis të hapur.
Ilir Mati: Oerd Bylykbashi. Flm për mundimin tuaj. Për sa shkruani mora mundimin të saktësoj se:
Oerd Bylykbashi:Kushtetuta përcakton vërtet tavanin e kuvendit në 140, po kjo nuk ka asnjë lidhje me legjitimitetin e parlamentit.
Ilir Mati: Kushtetuta nuk përcakton tavan, ajo përcakton përberjen e Kuvendit me 140 deputetë.
Oerd Bylykbashi: Kushtetuta kërkon si minimum për vendimmarrje (gjë që është mënyra me të cilën materializohet vullneti i parlamentit) 71 deputete me mandat te vlefshem të pranishëm në seancë, dhe të pakten 36 të votojnë pro.
Ilir Mati:-Kushtetuta kërkon si minimum për vendimmarrje ku? Përgjigje: në Kuvend, të përbërë nga 140 deputetë të betuar.
Oerd Bylykbashi: Detaje të tjera Kushtetuta ia delegon rregullores.
Ilir Mati: -Ia delegon rregullores së kujt? Përgjigje: rregullores së Kuvendit të përbërë nga 140 deputetë të betuar.
Oerd Bylykbashi:- Kjo e fundit NUK kërkon që të jenë të gjithe deputetët në seancën e parë kur konstituohet Kuvendi. Madje lejon që deputetët që mungojnë në seancën inaguruese të bëjnë betimin më vonë. Nqs verifikohen si të vlefshme 71 mandate, parlamenti është funksional dhe mund të fillojë vendimmarrjen. PS këtë e dinte kur erdhi me 6 muaj vonesë në parlament.
Ilir Mati:- Gjatë procesit të mandatimit të Kuvendit, atë që ju quani konstituim, disa prej të mandatuarve deputetë nga komisioni i posaçëm zgjedhor, nuk ju përgjigjen thirrjes së presidentit (ata që ju quani PS) për tu mbledhur në seancën e parë. Ata rezultuan me mandat të pafilluar për sa kohe nuk ishin betuar.
Oerd Bylykbashi:- 5. Vendimi i parë i seancës së parë është zgjedhja e komisionit për verifikim mandatesh, dhe kjo bëhet me të pakten 36 vota në prani të 71 deputetëve. Mund të duket habi, po edhe qeveria mund të zgjidhet në seancen e parë me 36 vota por nuk rrezohet po nuk votuan kunder 71, se pse dmth qe gezon mbeshtetjen e shumices.
Ilir Mati:-Perveç zgjedhjes se komisionit per verifikimin e mandateve dhe betimin e deputeteve, veprime te cilat behen me inisiativen e psh deputetit me te vjeter, rregullorja e Kuvendit vihet ne funksionim pas mandatimit te Kuvendit te perbere nga 140 deputete te betuar
Oerd Bylykbashi. 6. Jo cdo parim apo rregull i pergjithshem i gjithëpranuar shkruhet, por sanksionohet apo materializohet nga praktika kushtetuese. Jo më kot flasim për "frymë" të Kushtetutes . Nuk po vazhdoj më tej. Në këtë debat duhet t'i besojmë inxhinierisë kushtetuese dhe jo asaj konstruktuese. Besoj se kaq mjafton.
Ilir Mati: -Për rastin e mandatimit të Kuvendit ne seancen e tij të parë, përbërjen e Kuvendit me 140 deputetë, fillimin e mandatit të deputetit pas betimit të tij, Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë flet në mënyrë të qartë. Kjo qartësi, të paktën lë dyshim për jolegjitimitet të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 2009, gjë për të cilën Gjykata Kushtetuese nuk u vu kurrë në lëvizje.
ps. kjo nuk ka te bej me "mbushje koke"
Oerd Bylykbashi: Erla, Damiani do ishte dakord me mua. Po solidaritet juristësh, fundja. Reagova se ne juristët nuk durojmë kur na prekin kushtetutën. Kjo e fundit lexohet si tekst ligjor dhe jo si gazetë. Sidomos kur lexoj ç'kam shkruar vetë, besoj e di se për çfarë bëhet fjalë. Megjithatë, nuk që mundim, ishte fun. Ishalla e mbylla me kaq!
Zef Preçi: Seanca e parë Parlamentare e një Legjislature të re, fillon me jo më pak se shumën e gjysmës se të mandatuarve për në kuvend dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në sallë deri në momentin e zgjedhjes se një kryetari /e.
Ilir Mati: Zef Preçi. Nuk ka seance te pare ne kushtetute o Zef, ka mbledhje të tij të parë, në të cilën fillon mandati i Kuvendit neni 65, dhe mbledhja e parë zgjat derisa të plotësohet kushti kushtetues që Kuvendi të përbëhet nga 140 deputetë të betuar (pra deputete me mandat të filluar). Oerd Bylykbashi. Edhe ne jojuristet zoti Oerd, jemi të shqetësuar kur na prekin kushtetutën, madje qoftë edhe kur kemi dyshim të arsyeshëm se me shkeljen e kushtetutës na shkelet e drejta e veprimtarisë së shtetit (neni 3 i Kushtetutes), në rastin konkret me pasojë jolegjitimitetin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 2009.

Shënim:

1. Ilir Mati, në cilësinë e gazetarit të shqetësuar për dyshimin mbi jolegjitimitetin e Kuvendit të Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet e vitit 2009, dhe veçanërisht i nxitur nga sa shkruan zoti Ored Bylykbashi me "inshalla mbyllet me kaq", i drejtoi zotit Bylykbashi nje kërkesë për vazhdimin e bisedës, fatkeqësisht zoti Bylykbashi nuk ju përgjegj kërkesës, duke ndërprë komunikimin.
2. Neni 3 i Kushtetutës: ... rendi kushtetues ... janë baza e këtij shteti i cili ka për detyrë t'i respektoj dhe t'i mbrojë.
Ilir Mati. pyetje: A e ka plotësuar shteti detyrën e tij kushtetuese për respektimin dhe mbrojtjen e rendit kushtetues në rastin e mandatimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 2009 dhe si?

(Shkrimi u publikua dje ne Shqiptarja.com 25 nentor 2012)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)