Ilir Meta kërkon të shkëmbejë Reformën Zgjedhore me Reformën në Drejtësi

Ilir Meta kërkon të shkëmbejë Reformën Zgjedhore me Reformën në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA  Yuri Kim shprehu sot publikisht shqetësimin e SHBA rreth përfoljes për një marrëveshje të heshtur mes palëve kundër Reformës në Drejtësi.

Postimi i saj në Twitter, vjen pas tryezës së Ilir Metës me partitë opozitare, ku ju kushtua rëndësi një forumi të quajtur Këshilli Politik, i cili sipas propozimit të Metës, do të merrte fuqi mbiparlamentare, për të miratuar reformën zgjedhore dhe për të bërë amendime të Reformës në Drejtësi.

Propozimi i Ilir Metës duket se kushtëzon qartazi miratimin e reformës në drejtësi nga opozita me koncesione që Qeveria duhet të bëjë për reformën në drejtësi. Në një farë mënyre, Ilir Meta po përpiqet për herë të dytë, pas vitit 2019, të shkëmbejë hyrjen në zgjedhje me reformën në drejtësi.

Herën e parë më 2019, ai e çoi situatën në ekstrem, duke e nxjerrë opozitën nga Parlamenti dhe nga zgjedhjet lokale.

Tashmë po përsërit shantazhin e tij, jo më përmes Parlamentit, pasi atë nuk e ka më, po përmes Këshillit Politik, një forum politik partish, që ai kërkon t’i japë kompetenca legjislative, për t’i vënë gjobë reformës në drejtësi.

Dyshimet e ambasadores Yuri Kim, në fakt janë një thirrje për Qeverinë e kryeministrit Edi Rama, që të mos shantazhohet për pazare rreth reformës në drejtësi.

Përdorimi sërish i konflikteve politike për të shtyrë reformën zgjedhore me qëllim që në finale ajo të përdoret si mall shkëmbimi për ndryshime në reformën në drejtësi, janë tani një lojë e hapur në sytë e të gjithëve.

Ilir Meta po përpiqet të marrë kontrollin mbi aksionin politik të opozitës që të negociojë me SHBA dhe BE, ndryshimet në reformën në drejtësi, në shkëmbim të futjes së opozitës në zgjedhje vitin që vjen.

Nuk është ende e sigurtë deri ku Basha do ta ndjekë në këtë rrugë shantazhin që Meta po bën në emër të opozitës kundër Perëndimit dhe reformës në drejtësi, por sot duket se i hapi rrugë.

Vetëm një kryetar partie ka guxuar të pyesë në takimin me Metën për reformën zgjedhore, duke i përmendur emailin e ambasadores Yuri Kim për sistemin danez, dhe ironia e Metës ka qenë  e plotë. “Edhe mua më ka çuar dikush një e-mail me kërkesë për sistemin bullgar”, ka ironizuar ai.

Beteja e tij reale është si të përdorë mandatin politik të opozitës për reformën zgjedhore, si shantazh kundër reformës në drejtësi.

Hall i madh është në fakt, por vështirë se e zgjidh dot. Thjesht do t’i lërë jashtë Parlamentit dhe më 2021 nëse i shkojnë pas.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 22/05/2020 18:10

    Po ai perderisa ja pranuar te shndrrihet bashkshortja ne nje kanibale natyrisht kerkon pazar per reformat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat