TIRANE-Pak orë para seancës së Kuvendit për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij dhe protestës së 10-të të opozitës, Presidenti i Republikës Ilir Meta këmbëngul në propozimin e tij që shqiptarët në 13 Tetor të zgjedhin kryebashkiakët e rinj, parlamentin dhe Presidentin. "Duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend u bëj thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës" thotë ai.
Duke u ndalur te dekreti për zgjedhjet lokale në datë 13 Tetor, kreu i shtetit thotë se është i detyrueshëm për zbatim për të gjithë dhe se i është përcjellë edhe KQZ-së. "Ky akt ka hyrë menjëherë në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Ky akt i është përcjellë menjëherë për zbatim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve". Meta shprehet se duke vënë në dukje këtë situatë, sipas tij të qartë se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit.
Presidenti i rikthehet edhe njëherë sulmit mbi KQZ-në, Kolegjin dhe shumicën përsa i përket vendimit për të mos njohur aktin e zhdekretimit të 30 Qershorit prej tij. Ai përsërit se është një akt me natyrë krejtësisht të veçantë juridiko-kushtetuese dhe si i tillë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e tij. "Vendim i Kolegjit Zgjedhor, nuk ka urdhëruar në dispozitivin e tij asnjë detyrim që të krijojë pasoja juridike mbi dekretin dhe Institucionin e Presidentit të Republikës, e rrjedhimisht edhe mbi faktin e anulimit të datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve" e mbyll ai, duke mos njohur zgjedhjet që u zhvilluan javën e kaluar në Shqipëri për kryetarët e rinj të bashkive.
Me 8 qershor Presidenti doli në një konferencë ku nxori edhe dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Pas kësaj tensionet politike u shtuan, ndërsa presidenti nxori një tjetër dekret. Dekreti i Metës shkoi deri në Kolegjin Zgjedhor ku gjykatësit me vota unanime i hapën rrugën 30 qershorit. Ndërkohë vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale, kreu i shtetit, nxori një dekret tjetër ku kërkonte që data e zgjedhjeve të ishte 13 tetori, për të cilin edhe opozita është e përçarë, pasi Basha është kundër dhe Kryemadhi pro. Megjithatë qeveria u tregua e vendosur dhe zgjedhjet u kryen qetësisht më 30 qershor. Ndërsa për sa i përket presidentit, janë hedhur hapat e parë drejt shkarkimit të tij, ndërsa sot votohet ngritja e komisionit.
Qëndrimi i Presidentit për situatën ligjore mbas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës
Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 vendosi, “Shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Presidenti e ndërmori këtë akt i mbështetur tërësisht në dispozitat e Kushtetutës dhe bazuar në argumente plotësisht Kushtetues.
Ky Dekret u botua në Fletoren Zyrtare nr.84, ditë e martë datë 11 qershor 2019.
Dekreti i Presidentit të Republikës, referuar;
- dispozitave kushtetuese mbi të cilat është mbështetur nxjerrja e tij;
- veprimtarisë tërësisht kushtetuese të Kreut të Shtetit;
- parimeve kushtetuese, të drejtave dhe lirive themelore për mbrojtjen e të cilave ky akt është nxjerrë;
- marrëdhënieve juridiko-shoqërore që ky akt rregullon;
- si dhe referuar argumenteve tërësisht kushtetues mbi bazën e të cilëve është marrë,
është një akt me natyrë krejtësisht të veçantë juridiko-kushtetuese dhe si i tillë askush tjetër veç Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë nuk mundet të shqyrtojë vlefshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Tij.
Ky Dekret për anulimin e datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, deri në ditën e sotme nuk është kundërshtuar nga ndonjë forcë politike apo nga ndonjë subjekt tjetër politik ose jo politik përpara ndonjë gjykate në Republikën e Shqipërisë përfshi këtu edhe Kolegjin Zgjedhor.
Dekreti i Presidentit të Republikës me nr.11199, datë 10.06.2019, deri në ditën e sotme,
- nuk është ndryshuar
- nuk është anuluar ;
- dhe nuk është shfuqizuar;
nga Kolegji Zgjedhor, apo nga ndonjë Gjykatë tjetër në Republikën e Shqipërisë.
Dekreti nr.11199, datë 10.06.2019 është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.
Neni 145 i Kodit Zgjedhor, përcakton seKolegji Zgjedhor në Shqipëri shqyrton këto lloj ankimesh:
- Ankimet e çdo subjekti zgjedhor kundër vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur ato cenojnë interesat e tyre të ligjshëm;
- Ankimet e individëve ose partive politike, të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim si subjekt zgjedhor;
- Ankimet e subjekteve zgjedhore për mos marrje të vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja;
- Ankimet e çdo partie politike, koalicioni, kandidatit, organizate joqeveritare shqiptare ose e huaj, si dhe organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilëve u është refuzuar kërkesa për akreditimin e vëzhguesve në zgjedhje.
Pra sipas Kodit Zgjedhor, Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të shqyrtojë vlefshmërinë e Dekreteve të Presidentit, pasi këtë të drejtë nuk ia njeh as Kushtetuta, as Kodi Zgjedhor dhe as ndonjë ligj tjetër në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të duhej të shqyrtonte çdo pretendim mbi kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës, Partia Socialiste dhe KQZ, duke përdorur Partinë e Unitetit Kombëtar (PUK,aleat i Partisë Socialiste në këto zgjedhje) inskenuan një veprim procedural për të anatemuar indirekt vendimin e Kreut të Shtetit me qëllim për të ndërtuar një operacion propagandistik brenda e jashtë vendit, që të dezinformonin se Dekreti i Presidentit u shfuqizua nga Kolegji Zgjedhor.
Ndërmarrja e një procesi në Kolegjin Zgjedhor nga partia PUK është vetëm një përpjekje e Partisë Socialiste për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e veprimtarisë së anëtarëve të saj në KQZ.
Kjo veprimtari e koordinuar e KQZ, Partisë Socialiste dhe Kolegjit Zgjedhor, ishte e pritshme që të dështonte, sepse nuk kishte asnjë mundësi ligjore që të ndodhte ndryshe.
Kolegji Zgjedhor me Vendimin 12, datë 24.06.2019, ka vendosur:
· Rrëzimin e padisë së palës paditëse Partia e Unitetit Kombëtar.
Objekt i kërkimit të kësaj partie përpara Kolegjit ishte: “Kundërshtimi i Vendimit nr.836 dt. 13.06.2019 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me të cilin ishte vendosur rrëzimi i kërkesës së kësaj partie për tu çregjistruar nga zgjedhjet imagjinare të 30 Qershorit 2019”.
Ky vendim i Kolegjit, nuk prek aspak vlefshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.
Në këtë proces gjyqësor Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur nga Kolegji Zgjedhor, për të qenë palë në proces.
Në këtë vendim 3-anëtarë të Kolegjit Zgjedhor në disa rreshta të pjesës arsyetuese kanë dhënë intepretimin e tyre për veprimtarinë e KQZ-së lidhur me Dekretin e Presidentit. Ky arsyetim është një përpjekje e shëmtuar, një truk procedurial për të krijuar publikisht një imazh të ndryshëm nga fakti, pasi vendimi që Kolegji Zgjedhori mori,nuk cenoi aspak Dekretin e Presidentit nr. 11199, datë 10.06.2019.
Ky vendim i Kolegjit Zgjedhor, nuk ka urdhëruarnë dispozitivin e tijasnjë detyrimqë të krijojë pasoja juridike mbi Dekretindhe Institucionin e Presidentit të Republikës, e rrjedhimisht edhe mbi faktin e anulimit të datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve.
Në zbatim të nenit 145, 155, 156, 158 të Kodit Zgjedhor dhe rregullave të Kodit të Procedurës Civile, vendimet e Kolegjit Zgjedhor, kanë efekt vetëm përkundrejt palëve në proces dhe vetëm për atë çka është vendosur midis këtyre dy palëve: pra midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe aleatit të Partisë Socialiste, Partisë së Unitetit Kombëtar (PUK).
Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019për anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe parimet themelore të mbrojtura prej saj. Për pasojë vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë kushtetutshmërinë e Dekretit të Presidentit të Republikës.
EdheAmbasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019,në raportin e gjetjeve paraprake të publikuar prej saj në datë01 korrik 2019, ajo evidenton se :
“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para (Gjykata Kushtetuese) është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”.
Sa më sipër, referuar dispozitave Kushtetuese që përcaktojnë se Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve, si dhe faktit që, Dekreti i Presidentit nr.11199, datë 10.06.2019 për anulimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor të datës 30 qershor, nuk është prekur dhe nuk është cenuar deri në ditët e sotme nga asnjë Gjykatë vendase dhe ndërkombëtare, rikonfirmohet dhe një herë faktise, ky akt i Presidentit të Republikës i bazuar tërësisht në argumente Kushtetues është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.
Për pasojë e gjithë veprimtaria zgjedhore e organizuar dhe zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më datë 30 qershor 2019 është një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues dhe që nuk krijon asnjë pasojë juridike, pasi veç të tjerave data 30 qershor 2019, nuk ekziston ligjërisht si një datë zgjedhjesh për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë.
Pas anulimit të datës 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti i Republikës, për të garantuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfliktuale dhe jashtë çdo rreziku të mundshëm të konfliktit social, në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, më datë 27.06.2019, Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11 211, datë 27.06.2019, ka vendosur se:
“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019”. Pra ligjërisht zgjedhjet duhet tëmbahen në këtë datë.
Ky akt i është njoftuar menjëherë për zbatim KQZ-së dhe është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.
Po kështu lidhur me krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan është tërësisht i qëllimshëm për të krijuar konfuzion ligjor, për të minuar sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për të çoroditur opinionin ndërkombëtar.
Në sistemin Amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra konsiderohet një subjekt zgjedhor garues.
Në këtë mënyrë ai mund të ngrejë pretendime përpara Kolegjit Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve/votimeve të zhvilluara, apo për çështjet e tjera zgjedhore (procedurale dhe materiale).
Ndërkohë,sipas sistemit tonë Presidenti i Republikës nuk është subjekt konkurrentnë zgjedhje, pra nuk është subjekt zgjedhor.
Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që ka kompetencë kushtetuese për të vendosur datën e zgjedhjeve që zhvillohen për Kuvendin, Pushtetin vendor dhe Referendumet. (neni 92/gj i Kushtetutës). Kjo kompetencë e Presidentit është e parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor.
Po kështu ka një dallim të madh edhe përsa i takon përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të dy Kolegjeve Zgjedhore, atij Amerikan dhe atij Shqiptar.
Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga 8 (tetë) gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që funksionon pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga gjyqtarë dhe nuk ka për kompetencë të shqyrtojë as pretendimet e Presidentit të Republikës dhe as Dekretet e nxjerra prej tij.
Në këtë mënyrë krahasimi që i bëhet dy Kolegjeve Zgjedhore (Amerikan dhe Shqiptar) nuk qëndron dhe është tërësisht i gabuar.
Në përfundim, sjellim nëvëmendje se;
Presidenti i Republikës, pasi anuloidatën 30 qershor 2019 si ditë e zgjedhjeve, për të garantuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, të votojnë në mënyrë të ndershme, të fshehtë, të lirë dhe demokratike, në një situatë të qetë dhe jo konfiktuale dhe jashtë çdo rreziku të mundshëm të konfliktit social, në mbështetje të neneve: 1/3, 3, 4, 5, 15, 45/1 e 4, 86/1, 92 shkronja “gj”, 93, 109 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, më datë 27.06.2019, me Dekretin nr. 11 211, datë 27.06.2019 ka vendosur që:
“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisëcaktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019” dhe do të mbahen ligjërisht në këtë datë.
Ky akt ka hyrë menjëherë në fuqi dhe është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Ky akt i është përcjellë menjëherë për zbatim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Duke vënë në dukje këtë situatë të qartë ligjore se nuk ekzistojnë ligjërisht zgjedhjet e 30 qershorit dhe duke ritheksuar se dekreti i 13 tetorit është një mundësi e shkëlqyer për të garantuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse dhe demokratike, Presidenti i Republikës i fton të gjithë të mos thellohen në rrugën e paligjshmërisë, njëanshmërisë dhe konfliktualitetit .
Po kështu, duke vlerësuar krizën e rëndë të përfaqësimit në vend, Presidenti i Republikës u bën thirrje të gjithë aktorëve t’i bashkohen propozimit të tij që më 13 tetor qytetarët shqiptarë të votojnë edhe për Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për Presidentin e Republikës.
Është koha për t’iu rikthyer sovranitetin të gjithë qytetarëve të Shqipërisë!
Kush del nga organizata e di fundin e vet! Suksese
PërgjigjuC'ESHTE KY PRESIDENT HAJVAN,,,,HAJDE THOTE TE BEJME TRE PALE ZGJEDHJE NE TETOR,,,,SIKUR TE JENE ZGJEDHJET NDESHJE FUTBOLLI NE KALCETO,,,,KY ESHTE PROFETI QE I VENDOS ZGJEDHJET KUR DO VETE,,,,MOR ILIR META MOR GAMOR TI ,,,GAMOR KUSH TE VUNI,,,,ZGJEDHJET BEHEN NJE HERE NE 4 VJET ,,,JO KUR DO TI ,,,HAJDUT...////
Përgjigjuduket si coban dhish kush eshte ky ilir meta?
PërgjigjuHiqeni se eshte legenos fare. Po na merr ne qafe
PërgjigjuTe keshilloj te hash ndonje ngjale me doktor Salehun se mbase vjen ne vete e te ikin xhindet o i xhindosur,inatin tregoje ne familjen tende jo ne zyrat e shtetit.
PërgjigjuPresidenti me Lolo ne bote,je bere teper qesharak o Like ziu,po flet me keq se Nard Ndoka,"me mire ne det se ne pishine", teper nivel i ulet per tu ulur ne ate karrige.
PërgjigjuPresidenti i Leshit,pa ide, pa vizion,pa intelekt qe ka filluar se fundmi te relaksohet vetem ne Tropoje nen shoqerine e te "madhit" Qim Peka!
PërgjigjuTë gjithë intelektualët shqiptar duhet të përfshihen në debatin për zgjedhjen e Presidentit të ri.....ky (njeri) po turpëron nji komb të tërë.KOHA NUK PRET.
PërgjigjuPresident leshi!
PërgjigjuBojkotoni kete legen,kete shkeles me kemb te kushtetutes.,ky zjarrvenes te shqiperis.keta maskarenj te lindur.Ben presion me keta forma ky mashrues ky hajdut i pasurise kombetare.
PërgjigjuTe futen ne politike pa libreze pune, o Ilir dhe tani ty te duket se je bos qe nuk thyhesh dot. Nuk ka patur drejtesi ne shqiperi, se po te kishte, do ti kishte thyer brinjte. Kujton se je i perjetshem ne detyra te nivelit te larte. Asnjehere nuk e ke provuar e shijuar te qenurit popull i thjeshte, i neperkembur. Largohu nga Presidenca, per ti hapur rrugen njerezve te thjeshte te shiujojne lirine, demokracine. Me intelektuale te rrem, te maskuar me demokracinuk ka nevoje Shqiperia. Boll ke shitur egjer per grure. Ti e di kete, por tani qe po afron ora, po e kupton edhe me mire. Rrofte drejtesi qe po na japin SHBA dhe BE. Ku do i fshehesh thesaret qe ke ndar me shokun Sali! Populli
PërgjigjuHa m*t ha! Njehere del Monika, njehere del ky, njehere te dy bashke. A mund te durohet me ky cift kusaresh te liq qe kane marre peng nje popull te tere??
PërgjigjuPropozim interesant
PërgjigjuZhduku or pleher qe ke 30 vjet qe vetem vjedh e percan,me intrigat e tua te perditshme je bere me i lig se kurre me pare,prandaj zhduku nga aty e dil nga jetet tona se na neverite vendin qelbesire.
PërgjigjuAto gishtat qe i ngre neveritshem perpjete uli dhe veri aty ku din,pacavure jo president,letyra dhe turpi i ketij vendi.
PërgjigjuPresidenti i Leshit i ben thirrje popullit dilni te gjithe ne proteste,po ku ishe ti zoteri qe te merrte pjese LesheLi juaj ne zgjedhjet e 30 Qershorit !!!!!!!!!!!!!!!!
PërgjigjuJu jeni stremullari i konfliktit dhe kerkon zgjidhje!!!pk jau mbante shkonit ne zgjedhje jo vetem bojkotime
Përgjigju”President ” pa vizion...!!!
Përgjigju