Zgjedhjet vendore, Meta takim me Berishën: Fusim kandidatët tanë në primare, nesër firmosim marrëveshjen

TIRANË- Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Partia e Lirisë dhe Komisioni i Rithemelimi do të bashkëpunojnë për zgjedhjet vendore 2023. Ditën e nesërme, Ilir Meta dhe Sali Berisha do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit, sipas së cilës Partia e Lirisë do të fusë kandidatë në procesin e primareve që po zhvillon Berisha.

Kjo dakordësi u arrit sot në një takim mes Berishës dhe Metës në selinë e Partisë Demokratike. Meta ka shpjeguar se do të fusin kandidatë vetëm në disa bashki, aty ku persona nga Partia e Lirisë mendojnë se kanë mbështetje nga elektorat. Po nesër do të propozohen edhe kandidatët e primareve për Bashkinë e Tiranës.

Përgjegjësinë e zgjedhjes së kandidatëve për bashkitë e mëdha, Meta duket se ia ka lënë Berishës. Në një dalje për mediat ai tha, se sa ta takon Bashkisë së Tiranës nga partia e Lirisë nuk është paraqitur asnjë kanidaturë, por sipas tij kjo bashki i takon PD-së.

“S’më ka paraqitur kërkesën askush. Nëse ka dikush dëshirë, patjetër. Unë mendoj se është përgjegjësia, sa i takon Tiranës dhe bashkive të mëdha, i takon PD si partia më e madhe opozitare dhe besoj se të gjithë në Partinë e Lirisë ndajmë këtë pikëpamje”, tha Meta.

Synimi i Partisë së Lirisë në këto zgjedhje janë Këshillat Bashkiakë, si një mekanizëm sipas Metës që do rikthejë pluralizmin politik. Meta ka treguar sot se i ka propozuar Berishës një kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por preferoi të mos bëjë me dije emrin.

"Është superpolitikan", tha Meta. 

Meta e pati një kritikë për Berishën, teksa tha se procesi i primareve është i vonuar, pasi duhet të kishte nisur më parë. Meta bëri të qartë se nëse në këtë garë do kandidatët do të përpiqen të dëmtojnë njëri-tjetrin do përjashtohen automatikisht nga gara. Zgjdhjet vendore 2023 do të mbahen më 14 maj. 

Pas takimit, Meta dhe Berishën dolën në deklarata të veçanta për mediat, ku u vu re një lloj nervoziteti i shtuar i dy liderëve të opozitës. Meta kërcënoi kryeministrin e Edi Rama dhe Lulzim Bashën, ndërsa Berisha paralajmëroi protesta për të rrëzuar reagimin dhe se Ramës do i japin përgjigjen e merituar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:05
Meta: Berisha mban përgjegjësinë për primaret, procesi i vonuar! Kandidatët që dëmtojnë kolegët, përjashtohen nga gara

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se i respekton primaret e Sali Berishës, por i ka theksuar se është procesi është i vonuar. Megjithatë tregon se ish kryeministrit i ka theksuar se mban përgjegjësinë për këtë proces dhe i ka bërë të qartë se kandidatët që përpiqen të dëmtojnë kolegët, duhet të përjashtohen nga gara.

“Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret dhe kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz ku vetë fakti që vulën e PD e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës është një rast shumë i qartë dhe flagrant për të gjithë qytetarët shqiptarë, përfshirë dhe socialistët e ndershëm. Kam thënë se e mban Sali Berisha përgjegjësinë. Shqiptarët presin fitoren prandaj mban përgjegjësinë se ai e ka ideuar dhe e ka nisur. Është process i vonuar, duhet ti kishte marrë masat më para megjithatë duhet të bëjë cdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë se kmei një regjim patronazhist, të dhunshëm.  Cdo kandidat që përpiqet të dëmtojë kolegun brenda primareve, duhet të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

Ora 11:49
Në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët, nesër firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë! Meta: Respektojmë primaret e Berishës

Nesër do të firmoset marrëveshja e Rithemelimit me Partinë e Lirisë për daljen në zgjedhjet vendore të 14 majit me kandidat të përbashkët. Po ashtu, do të përcaktojnë edhe datën e protestës së ardhshme kombëtare që do të mbajnë.

Në një konferencë për mediat, pas takimit me Sali Berishën për 30 minuta, Meta u shpreh se në ato zona ku Partia e Lirisë vlerëson se do të ketë kandidatë potencialë, do ti fusë në primaret që po organizon Partia Demokratike.

Ora 10:53
Meta: I propozova Berishës kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, është superpolitikan

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se i ka propozuar Sali Berishës një kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nuk ka bërë me dije emrin.

“S’kam patur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primares, i kam propozuar një emër për kryetarin e Këshillt Bashkiak Tiranës që  e priti me kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm Tiranës do jetë më i rëndësishëm deri në institucionin e ri të parlamentit të Shqipërisë

Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak, do jetë 24 orë live duke dëgjuar hallet e qytetarëve. Nënë liza s’do rrijë më rrugë, por do falsë aty. Do shikoni forcën e qytetarëve. Është super politikan”, tha Meta.

Ora 10:41
Meta pas takimit me Berishën: Do fusim kandidatët tanë në primaret e Berishës, jemi në sintoni për ‘vendoret’ 2023

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha zbuloi detaje se për çfarë është diskutuar. Meta tha se janë në sinkron sa i takon zgjedhjeve lokale. Ai theksoi se respektojnë primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.

“Jemi në një sintoni të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, së opozitës që do triumfojë dhje kryetari i ë këshillit të bashkisë do bëjnë spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. PL respekton primaret, risi e jashtëzakonshme,. Kemi kërkuar që të realizohet sa më shpejt ky proces kudo ku kemi kandidatë ët cilët premtojnë për kom e tyre do ti përfshijmë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës, e rënd që kandidatët të respektojnë njeri tjetrin, përndryshe se cildo shfrytëzon primaret për të dëmtuar kandidatin tjetër të përjashtohet nga gara”, tha Meta.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 26/10/2022 19:21

    Aa i shkreti ti sa keq ke perfunduar o like

    Përgjigju
  • JOTI: 26/10/2022 12:26

    o mullah likja po ku ka hajdut me te madh se ti mor mut

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/10/2022 12:06

    O Ilir metaj e vërtetaj tani do me u bo kryetar bashkie se ke koh pa vjedh e tani ja ke vu syrin bashkis. Po ora jote ka mbaruar o Iliri mbaruar ti se kupton që burgut si shpëton. Po mos u mërzit se qelin do ta ndash me Saliun tallash.

    Përgjigju
  • alfred: 26/10/2022 11:30

    Dy hajdut me te medhenje takohen se bashku sepse kane ngel pa leke

    Përgjigju
  • tiku: 26/10/2022 11:29

    Do bisedojne ndonje plan per te kryer ndonje krim se bashku besoj

    Përgjigju
  • Sindi: 26/10/2022 11:28

    Pupu filluan keto me mbledhje te shkretet sa gjynah jane

    Përgjigju
  • agron: 26/10/2022 11:28

    qenkan bere bashke dy plehrat e vendit

    Përgjigju
  • iliri: 26/10/2022 11:27

    u bashkua loli me colin hahahaha

    Përgjigju
  • gimi: 26/10/2022 11:24

    u bashkun 2 kriminelat prap e kan zakon kto

    Përgjigju
  • Ela: 26/10/2022 10:55

    Paska vene spiunin IM per kandidat ne Tirane. Do te shpetoje nene Lizen nga qelia ku do perfundoje. Ju funderina si afroheni dot per pune lali Erit. Ai eshte i pa arritshem per punen e mrekullueshme ne Titane.

    Përgjigju
  • Devi: 26/10/2022 10:17

    Aman bejn e mbledhje kto. Ja te presim e pak se do zihen mir te dy se kshu jan kta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?