Ka momente, si në jetën publike ashtu edhe në atë private, kur kombet dhe individët njësoj e lejojnë veten të rrëshqasin drejt humnerës, shkruan Zhak Atali në një editorial të fundit në faqen e tij. Jo sepse e kanë zgjedhur vetë, por sepse, përmes lodhjes dhe mungesës së dëshirës, ata nuk kërkojnë gjë tjetër dhe ju pëlqen të dorëzohën te ajo magjepsja e ëmbël që ndien dikush, kur, i varur në një kangjell, i mposhtur nga marramendja, nuk sheh rrugëdalje tjetër përveçse ta lërë veten të rrëshqasë drejt boshllëkut, sepse boshllëku bëhet më qetësues sesa përpjekja për t'i rezistuar së keqes.
Është kjo marramendje e boshllëkut, kjo vetëkënaqësi e çuditshme me fatin, që duket se qeveris kaq shumë sjelljen tonë kolektive sot. Dhe shumë shpesh, edhe sjelljet tona më intime, shkruan Zhak Atali. Ai rendiste disa ngjarje që e tregonin Europën të paaftë për të dalë nga stanjacioni ku është mbërthyer. E pafuqishme që të jetë palë vendimtare në vendosjen e fatit të Ukrainës, por edhe në kriza të tjera, gjithnjë dy hapa pas asaj që vendos Trump dhe SHBA. Dëgjon pa asnjë emocion denigrimin që i bëhet nga narrativa antieuropiane e administratës së re amerikane dhe nuk reagon me dinjitet dhe forcë.
Në Europë, për shkak të reagimit të egër dhe disproporcional të Netanjanhut në Gaza, është rritur fryma antisemite. Burokracia e Brukselit ende nuk ka një plan të sigurtë e optimist për zhvillimin e Unionit, për zhvillimin e Europës, të asaj Europe që Trump në dokumentin e fundit të sigurisë amerikane tha se do të shuhet si qytetërim deri në vitin 2030 për shkak se nuk po ndalon emigracionin masiv.
Mirëpo, pikërisht vitin 2030 ne e kemi shpallur si afatin e fundit të anëtarësimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian. Dhe të gjithë duhet të ishim më enutziastë, sidomos tani në dhjetor, në muajin që është shenjuar në memorien kolektive si fundi i diktaturës dhe fillimi i shpresës europaine. Mirëpo data 8 dhjetor e ka humbur shënjueshmërinë e saj.
Protestat e studentëve në sheshin e Qytetit Studenti që oshëtinte nga thirrjêt « E duam Shqipërinë si gjithë Europa » kanë mbetur larg dhe në vend të tyre sot në atë shesh mblidhen një grusht njerëzish rreth një Sali Berishës, të vetmit politikan nga Europa ish-komuniste që u vu në krye të partisë që lindi nga ajo lëvizje duke qenë një komunist fanatik dhe u transformua më pas në udhëhqësin e sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe si person non grata dhe i përfshirë në korrupsion madhor. Partia që ai drejton sot për shkak të këtij qëndrimi përdor narrativën herë antiamerikane dhe herë antierupoiane si për të treguar që ëndrra e atyre studentëve sot është fshirë.
Shqipëria u fut në rrugën e transformimit politik duke mos respektuar vlerat që kishte krijuar. Duke përmbysyr gjithçka, ajo shpalli para vetes parimin e fitimit me çdo çmim e me çdo kusht. Ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, nënkuptonte gjithçka që duhet të bëjë njeriu për t’u pasuruar me çdo çmim dhe nuk pranonte të vetemn gjë me të cilët europianët kishin arritur suksesin - punën.
Jo puna por liria për të grabitur, për të trafikuar, për t’u përfshirë në veprimtari të paligjshme u bë ëndrra e shqiptarëve në shumicën e tyre dhe puna u shpall si fatkeqësi, sepse narrativa e komunistëve të konvertuar në antikomunistë dhe që u vunë në krye të Lëvizjes së Dhjetorit e shpalli punën e prindërve dhe të brezave të mëparshëm si veprimtari kriminale. Puna dhe djersa e derdhur për të ndërtuar një Shqipëri që më në fund rezultoi e dështuar u shpall si herezi. Dhe, në vend të saj, në shumicën e rasteve, grabitja dhe krimi u bënë idelae që duheshin ndjekur.
Në këta tridhjet e ca vjet shqiptarët e braktisën në masë atdheun dhe ata që mbetën këtu nisën të ndërtojnë një shtet të gjymtuar. Firmat pirmaidale, protestat e dhunshme të vitit 1997, reforma gjysmake, shkatërrim i pronës publike dhe i ushtrisë janë vetëm disa nga plagët ende të pambyllura. Urrjetja dhe dhuna verbale ndaj njëri-tjetrit, ndarja banale në demokratë e komunistë dhe shuajrja e opzitarizmit janë temat e debateve shterpë në hapësirën publike. Shqipëria, megjithatë nisi të bëjë disa reforma dhe vendi për shkak të suksesit që prodhin liria dhe ekonmia e tregut ka shënuar disa rezultate. Mirëpo, tani në fund, sidomos ngjarjet që janë prodhuar pas së ashtuquajturës Reformë në Drejtësi e kanë nxjerrë shqiptarin të pambrojtur. Qeveria është bërë viktimë dhe është nën goditjet e dhunshme të një strukture që ka marrë nën kontroll jetën e individëve shqiptarë siç është SPAK.
Vetingu nxori jashtë sistemit qindra gjyqtarë e prokurorë dhe sot siç vënë në dukje raportimet, numri i dosjeve të prapambetura është mbi 200 mijë. Janë harruar pronat dhe çështje të tjera që zgjasin me vite. Është rritur numri i të arrestuarve pa vendim gjykate dhe rasti flagrant i arrestimit të Erion Veliajt ka tronditur edhe disa instanca europiane. Për të gjitha këto, por edhe të tjera, shqiptarët, tani në dhjetor nuk janë optimistë se ëndrra e tyre që oshëtinte në sheshin Demokracia më 8 dhjetor mund të bëhet realitet. Të gjithë siç thoshte Zhak Atali kanë atë ndjesinëe e rrëshqiotjesë në boshllëk, në asgjë.
Komente










