'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike

'Iliri nuk është çështje fiqiri', deputetja Flutura Açka diagnostikon kreun e PL-së: Lajthitje politike

Ilir Meta

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Flutura Açka shkruan se çështja e Ilir Metës dhe e sulmeve të tij ndaj kreu të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit është një lajthitje politike. Sipas saj liria e fjalës ka një kufi moral që nuk mund të shkelet.

'Sepse Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri

Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.

Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur - dhe kanë - të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.

Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?', shkruan deputetja Açka në Facebook.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali Gjymtit: 18/04/2024 16:45

    Ish presidentat Moisiu vetem nje hyrje 70 m2 ne pallat.Ish presidenti Meta=70 hyrje ne tan Shqipnin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vrau me shpatë një 14 vjeçar dhe plagos pesë persona, pamje nga sulmi tragjik në Londër

Vrau me shpatë një 14 vjeçar dhe plagos pesë persona, pamje nga sulmi tragjik në Londër