Imagjinoni, sikur të rikthehen në pushtet…
Sali Berisha dhe Ilir Meta
Po kërkojnë me ngulm rikthimin në pushtet, po kërkojnë me ngulm mbrojtjen e pasurive, pasi u kthyen në sheikë, ata që erdhën në Tiranë dhe u futën në politikë (fatkeqsisht) me çorape “korçe” dhe valixhe druri. Erdhën, flinin në konvikte, pastaj gjetën shtegun dhe u futën në partiçka, u bënë anëtarë, zvarriteshin zyrave të partive, pastaj anëtarë kryesie, pastaj “hop” deputetë, u bënë me goxha para dhe pasuri, dhe sot hajde ti mbash…
Kapardisen majë makina fuoristrada 150 mijë euroshe, vishen luks, ku vetëm çorapet u kushtojnë 150 euro, dhe tallen me popullin. Mbajnë fjalime, ulurasin, ngrejnë zërin në komisione parlamentare (se kujtojnë se marrin pushtetin nga Rama me britma), dalin së fundi në rrethe, ku mbledhin në salla të mbyllura një grusht “demokratësh”, u tundin ca letra bakalli , me gjoja ‘korrupsion nga Rama dhe Veliaj”, dhe kjo na qenkësh…opozita.
Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta sheikë, që edhe pse në opozitë, kanë çdo ditë në xhepa para, aq sa merr një pensionist në 6 muaj. Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta, që parfumosen dhe lyejnë flokët me xhel sot, dhe bërtasin në Parlament se “populli po vuan”.
Asnjë prej tyre nuk kam dëgjuar të thotë “nuk e dua pagën e deputetit për 1 vit, dhe ja kaloj fukarenjve të zonës time elektorale”. Imagjinoni sikur të rikthehen edhe njëherë në pushtet këta lubi të parave, pasurive, të koncesioneve, që sa kishin pushtetin nuk lanë “lek t’ju bjerë nga xhepi”. Imagjinoni sikur të rikthehet edhe njëherë në pushtet, kasta e atyre që erdhën me çorape “korçe” dhe valixhe druri në Tiranë, dhe sot kanë vila nga Veriu në Jugun e vendit.
Jo, shqiptarët nuk do të gabojnë më kurrë, sepse kujtojnë dhe nuk harrojnë, ato ç’ka bënë ata sa kishin pushtetin nga 1992 deri 1996, dhe 2005 deri 2013. Vendi ka nevojë për politikanë ideatorë, novatorë, punëtorë, dhe jo për zhvatës, mashtrues, dhe karagjozë pushtetesh.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Dy standardet/ Në 2009 nismë për lejimin e martesave gay, sot Berisha kopjon Trump: Vetëm 2 gjini, dënim për ata që përmendin Prindin 1 dhe 2
29 Janar, 21:51
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Adriatik Doçi: Faktet/ Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i non gratës
29 Janar, 16:55
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq
28 Janar, 22:55
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri në Report Tv: Për 21 janarin ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin! Çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen
28 Janar, 18:44
Këta nuk kthehen më në pushtet se janë Marioneta të dështuara. Tani imagjinoni kë do venë në pushtet ata që kontrollojnë këta?
PërgjigjuTë bejn gjemen