Imami zbulon skenarin e Bashës për përgjmet e Dibrës: I ka ditur që në kohën e çadrës

Imami zbulon skenarin e Bashës për përgjmet e Dibrës: I ka ditur që në kohën e çadrës

Lulzim Basha

Ish-Deputeti demokrat Arben Imami zbulon disa detaje që implikojë liderin demokrat Lulzim Bashën në publikimin e përgjimeve nga Bild, pjesë të dosjes 184. Imami deklaroi sot në Real Story se Basha i ka ditur një pjesë të përgjimeve dhe këtë e ka thënë që në vitin 2017 kur ishte në çadër, para marrëveshjes së Ramës.

“Një pjesë të përgjimeve i ka ditur Basha. I ka ditur atë përgjime para majit. E di që ka pasur përgjime problematike, por e di në parim, çështjet që janë publikuar të Dibrës. E ka thënë në çadër. Kurse të Durrësit, sipas informacioneve që unë kam dosjen e Durrësit e ka pasur të zbardhur. Unë i kam marrë vesh para një viti e gjysmë, pasi i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Unë e di që Basha ka marrë një person në telefon e i ka thënë që kam një dosje. E ka pyetur se çfarë u bë me dosjen, i ka thënë e kam humbur tha Imami.

Përgjimet e publikuara nga Bild, është një nga arsyet se pse opozita proteston tashmë prej 5 muajsh dhe refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kërkon të dënohen vjedhësit e votës së lirë,  duke akuzuar se qeverinë se ka ardhur në pushtet duke manipuluar vullnetin e elektoratit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin