Ndërsa ekonomia botërore, sidomos në vendet e zhvilluara me rëndësi për Shqipërinë si në rastin e Italisë, vazhdon të goditet nga mbylljet e njëpasnjëshme të shumë bizneseve të konsideruara jo jetike, tregu i transfertave të parave ose remitancave, si shumë industri të tjera, pritet të ketë pasojat e tij negative të ndikuara nga Covid-19.
Si pasojë e rënies së fortë ekonomike dhe një recensioni të pritshëm në shtetet kryesore të Europës, emigrantët shqiptarë, të cilët punojnë kryesisht në industrinë e ndërtimit dhe shërbimeve, rrezikojnë të jenë të parët në rradhë që do të humbasin të ardhurat e tyre si rrjedhojë e shkurtimit te orëve të punës apo largimeve nga puna.
Sipas studimit të fundit të Bankës Botërore, parashikohet që tregu botëror i remitancave në 2020 do ketë një rënie të theksuar me rreth 20%, shkaktuar kjo nga kriza e thellë ekonomike e pandemisë Covid-19. Kjo rënie parashikohet të jetë rënia më e madhe historike e viteve të fundit.
Kjo pritet të sjellë një impakt të ndjeshëm në nivelin e remitancave drejt familjeve shqiptare gjatë këtij viti, krahasuar me vitin 2019, ku transfertat e parave drejt Shqipërisë vazhduan rritjen në krahasim me një vit përpara dhe arritën të kalonin shifrën e 700 milionë eurove. Sipas një raporti të Bankës së Shqipërisë në vitin 2018, rëndësia e remitancave për Shqipërinë është jetike pasi përbën mbi 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB).
Institucione financiare botërore siç është RIA Money Transfer, në bashkëpunim me ato shqiptare, siç është EasyPay, kanë punuar shumë gjate 3 viteve të fundit të hyrjes së tyre në treg, për të ofruar transferta parash drejt Shqipërisë sa më thjeshtë dhe me çmimet më të lira në treg. Kështu, RIA-Easypay synon t‘i vijë në ndihmë emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në Shqipëri dhe në situata të tilla të jashtëzakonshme.
Ria, si një ndër 3 operatorët më të mëdhenj botërorë për Transfertat e Parave, së bashku me Easypay, ofrojnë shërbim në mbi 430 pika në mbarë Shqipërinë si dhe në 400 mijë pika në mbarë botën. Ndërkohë Easypay, si një lider i pagesave online në tregun shqiptar, ofron gjithashtu dhe pagesat e shërbimeve utilitare si faturat e dritave, ujit, gjobave dhe taksave, rimbushje celulari dhe abonime në Internet dhe shumë shërbime të tjera nëpërmjet aplikacionit Easypay në celulare, direkt nga rehatia e shtëpisë.