Impianti i përpunimin të mbetjeve urbane në Elbasan edhe një burim ekonomik
TIRANË – Nisi puna për ndërtimin e impiantit për përpunimin e mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit. Është ky një investim prej 22 milionë euro që parashikon t’i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe t’i shndërrojë ato në energji.
TIRANË - Nisi puna për ndërtimin e impiantit për përpunimin e mbetjeve urbane, në qytetin e Elbasanit.
Është ky një investim prej 22 milionë euro që parashikon t'i japë zgjidhje problemit serioz të trajtimit të mbetjeve urbane dhe t'i shndërrojë ato në energji.
Impianti, është vendosur në vendgrumbullimin e mbetjeve në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan, që ishte kthyer në një rrezik serioz për shëndetin dhe mjedisin për qytetin dhe zonat përreth, ku gjenerohen rreth 120-140 tonë mbetje të ngurta urbane.
Projekti parasheh avantazhe jo vetëm për Elbasanin, por edhe më gjerë. Nga njëra anë, i jepet zgjidhje një problemi serioz në vend, mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve, por nga trajtimi teknologjik i tyre do të përfitohet edhe energji e gjelbër. Në fazën e shfrytëzimit është parashikuar të prodhohet rreth 17 250 MWh energji në vit. Projekti i kushton rëndësi të posaçme, përmbushjes së kërkesave teknologjike dhe mjedisore sipas standardeve europiane.
Impianti do të ketë në përdorim një teknologji bashkëkohore, që siguron shmangien e çdo ndikimi negativ në mjedis.
Sipas drejtuesit të projektit, Ernesto Granelli, falë kësaj teknologjie që siguron djegie në 360 gradë, në impiant mund të trajtohen edhe
mbetje spitalore. Po ashtu, projekti parashikon edhe krijimin e një brezi të gjelbëruar përreth digës.
Projekti vlerësohet të sjellë ndikim edhe në ekonominë lokale. Nga përpunimi i mbetjeve parashikohet të sigurohen rreth 400 tonë skrap dhe plastikë në vit, prej të cilave vlerësohet të gjenerohet një e ardhur vjetore prej 90 mijë euro./ATSH/
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.6%
Vota total: 824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali me mbetjet spitalore/ Pronari i kompanisë mori 65 mln lekë tenderë për riciklim, por s’kishte pajisje
7 Qershor, 07:03
-
Hedhja e interteve dhe mbetjeve spitalore në brigjet e lumit Mat, përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe IKMT zbarkojnë në terren
28 Maj 2023, 15:28
-
Lezhë/ Katastrofë mjedisore në lumin Mat, plehra dhe mbetje spitalore hidhen në brigjet e lumit, 100 m larg burgut të Shënkollit
28 Maj 2023, 10:30
-
Gjirokastër/ Mbetje spitalore mbushin lumin Drinos pranë Lazaratit, banorët ngrenë alarmin! Pas publikimit të lajmit në Report Tv njoftohet policia
17 Qershor 2022, 09:58
-
Krim mjedisor në Memaliaj, mbetjet spitalore hidhen në përrua! Vatër infektive, në rrezik shëndeti i banorëve
1 Qershor 2022, 13:21
-
Krime në kohë pandemie, Shqipëria pjesë e megaoperacioneve të Europol kundër mbetjeve spitalore COVID dhe mashtrimeve online (FOTO)
30 Nëntor 2020, 12:42
-
Investigimi i KLSH/ Mbetjet spitalore jashtë kontrollit, ja si përfundojnë në lumenj nga indiferenca e institucioneve
11 Maj 2020, 14:19
-
Zbardhet raporti/ Krimet mjedisore nuk shqetësojnë prokurorët! Asnjë i hetuar në vitin 2019 për hedhjen e mbetjeve spitalore dhe inerteve në lumenj
11 Maj 2020, 09:25
-
Tjetër 'bombë' ekologjike, mbetje spitalore e inertet 'pushtojnë' Erzenin! Nga vijnë? Banorët e Ndroqit: Ujitja me ujë të ndotur rrezikon bimësinë (Vëzhgimi i Report Tv)
10 Maj 2020, 12:56
-
Misteri/ Ku përfundojnë mbetjet e rrezikshme që prodhon Shqipëria? Ekspertët: Vajrat industrialë derdhen në kanale
22 Shkurt 2020, 18:15