PUKË-Një 49-vjeçar në Pukë është arrestuar pasi ka improvizuar një kasolle për kultivimin e kanabisit.
 
Ndue Lalaj u kap me 41 kilogramë kanabis në një ambient në afërsi të banesës së tij në fshatin Dom Pukë.
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com