Imzot George Frendo drejt rikuperimit, mban meshë në spitalin COVID në Itali së bashku me besimtarë e tjerë

Imzot George Frendo drejt rikuperimit, mban meshë në spitalin COVID në Itali së bashku me besimtarë e tjerë

Arqipeshkvi George Frendo

TIRANË- Imzot George Frendo ka kaluar rrezikun dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmin e konfirmon Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare (KISH). Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e Imzot Frendos po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme.

Madje, sot ka kremtuar Meshën e Shenjtë në kapelën e repartit COVID ku ndodhet në spital së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.

"Komunikim mbi gjendjen shëndetësore të SH. T. Imzot George Frendo.  Nga kontaktet me përgjegjësit e repartit COVID-19 të spitalit “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari), na lajmërojnë gjendja shëndetësore e SH. T., Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës, është shumë e mirë; ai po shkon drejt rikuperimit gradual si dhe çdo gjë paraqitet e qëndrueshme.

Nga një video-telefonatë e bërë, Imzot Frendo ka treguar se po kalon momente të qeta nën kujdesin e fretërve kapuçin dhe kapelanëve të këtij spitali. Sot ka pasur mundësinë të kremtojë Meshën Shenjte në kapelën e repartit COVID ku ndodhet në këtë spital, së bashku me besimtarë e tjerë që po kurohen nga ky virus.

Imzot Frendo shprehet i padurueshëm për t’u kthyer në përditshmërinë e tij në Arqidioqezë (Tiranë) dhe jetën baritore.

Ne vijojmë lutjet që shëndeti i tij të kthehet në normalitet si dhe bashkohemi me lutjen e Kishës që nuk ndalet për të gjithë të prekurit nga Covid-19, e sidomos lutemi edhe për të gjithë stafet mjekësore që po kujdesen me orare të pafundme", thuhet në komunikatën zyrtare.

Frendo është rezultoi pozitiv me COVID tre ditë më parë ndërkohë që është dërguar në një spital në Itali për trajtim mjekësor. Ai është dërguar me një avion nga Forcat Ajrore të Italisë, brenda një kapsule.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës

Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës