Inceneneratorët/ Basha: PD ka denoncuar prej vitesh këtë aferë mafioze! Lufta kundër korrupsionit, jetike për Shqipërinë, t'i japim fund pandëshkueshmërisë

Inceneneratorët/ Basha: PD ka denoncuar prej vitesh këtë aferë mafioze! Lufta kundër korrupsionit, jetike për Shqipërinë, t'i japim fund pandëshkueshmërisë

Kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Luzlim Basha ka risjellë sot edhe një herë në vëmendje aferën e inceneratorëve, ndërsa thotë se PD e ka denoncuar atë për vite me radhë. Me një postim në Facebook, Basha ka publikuar një deklaratë të bërë prej tij në vitin 2017 pikërisht për këtë çështje, teksa shton se lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë. Për Bashën PD është e vendosur në këtë luftë dhe se pa rezultate konkrete, asgjë nuk mund të ndryshojë

"Për vite me radhë Partia Demokratike ka denoncuar aferën mafioze të inceneratorëve, ndërsa zbatuesit e kësaj skeme e mbrojtën me çdo mjet e formë plaçkën 430 milionë euroshe me taksat e qytetarëve shqiptarë. Koha na dha të drejtë! Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe ne jemi të vendosur t’i japim fund pandëshkueshmërisë, sepse pa rezultate konkrete në luftën me këtë armik të mirëqenies së shqiptarëve, asgjë nuk mund të ndryshojë", shkruan Basha.

Inceneratorët u rikthyen në vëmendje pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka më 14 dhjetor. SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës