Inceneratori i Fierit, Koka kërkon pafajësi në gjyq: Akuza e SPAK bazohet në kallëzimin e 'fallxhores', Kryemadhi! Bëni drejtësi, ose do jem viktima e radhës

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka shfajësoi veten përballë akuzave lidhur me inceneratorin e Fierit. I pranishëm në GJKKO në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes, ish-ministri tha ndër të tjera se nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse në këtë çështje dhe se vetëm ka ekzekutuar. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se përmes avokatit, Koka ka praqitur para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes duke pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. 

 Më herët avokatët thanë se Koka nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse dhe se ka ekzekutuar Vendimin e Këshillit të Ministrave. Avokati shtoi se procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse.  

“Koka nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse, por ka ekzekutuar VKM. Ministria e Mjedisit nuk i ka fondet, por vetëm ajo e finanacave. Nëse Minitria e Financave do kishte konstatuar paligjshmëri do kishte anuluar procedurën. Për të ekzekutuar proceduren, është ngritur komision i posaçëm. Vetëm 2 nga 7 anëtarë janë përfaqësues të ministrisë së mjedisit. 5 të tjerët janë nga ministria e financave dhe e energjisë e infrastrukturës. Gjetjet e SPAK janë për 5 anëtaret e tjerë, jo për ata të ministrise se mjedisit. Edhe komunikimet me Klodian Zoton janë të anëtarëve të tjerë. Ministri ka vepruar si titullar, jo si vendimmarrës. Sulmi është politik dhe i qëllimshëm", tha pala mbrojtëse.

Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes ai tha se kërkon drejtësi ndërsa akuzoi Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si autorët e kallëzimit penal të bërë ndaj tij.

“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova që janë kriter themelor i proçesit penal. Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, u shpreh ish-ministri në gjykatë.

Pala mbrojtëse pretendon se dosja është fraksionuar me qëllim që të mos zbardhet e vërteta.

“Dosja hetimore është e fraksionuar ne copa me qellim moszbardhjen e të vërtetës dhe pergjegjësive tësecilit. Akuza është kopje e ekzakte e akuzës së procesit të Elbasanit me të njëjtët persona, të njëjtat shoqëri dhe të njëjtat fakte penale, madje dhe pretenca është e njëjtë. Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vlerën që shteti ka paguar dhe koncesionari ka pësuar humbje te renda.  Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 milion euro punime shtesë, pa marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pesuar nje dem prej 3 milion euro. Hetimi shmangu dhe pengoi të vërtetën për këtë impiant duke mos kryer një akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi që do të dështonte në akuza në rast se do ta kishte bërë një të tillë. Procedura është konform ligjit e filtruar edhe nga anëtarët e institucioneve që kishin detyre me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjërisht.

Çështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilësuar truall pronën e shpronësuar ndërsa ministria e Mjedisit e shpronësuar me vlerë tokë arë me një vlerë 6 fish më pak. Punimet kanë filluar për përgatitjen e kantierit që në vitin 2017 sipas lejes provizore të Bashkisë faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake të cështjes. Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës. Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët. Hetimi dhe akuza bazohen vetëm në disa fatura shoqërish pa analizuar dhe provuar sesi kanë shkuar këto lekë te Lefter Koka. Për çdo paragraf të akuzës kemi paraqitur me qindra dokumenta dhe argumenta që katercipërisht vërtetojnë të kundërtën? Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si jane pastruar? Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar. Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit. Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi”, tha pala mbrojtëse.

SPAK ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, i njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit. Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Inceneratori i Fierit, Koka në GJKKO: Pagesat nisën kur unë isha larguar nga ministria, provat janë sajuar

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka në dëshminë e tij në GJKKO lidhur me inceneratorin e Fierit pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore, ndërsa thotë se pagesat kanë nisur kur ai është larguar si ministër.

"Pagesat dhe ndërtimi Inceneratorit kanë filluar në 2018 unë jam larguar si Ministër më 2017. Relacioni i administratorit të caktuar nga gjykata provon pafajësinë time. Akuza bazohet në mendime të fallxhores, jo në prova. Të besosh tek (Meta, Kryemadhi) njësoj si të investosh tek sudja në ditët e falimentit. Më arrestuan e më pas sajuan prova të turpshme. Dikush në burg më tha që u arrestua për evazion, i thashë mirë që s’të njeh Monika se do ishte me mua", tha ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gripi: 06/09/2023 17:41

    Lefter ti i di mire pislleqet Likes me Monen perse nuk i denoncon me fakte por shfryn flluska sapuni ne ajer vetem duke i share me rezerva? Ose fol dhe trego ose bej burgun si e meriton.

    Përgjigju
  • Arbri: 06/09/2023 14:24

    ORE KY KOKA ME GJITHE KETE NXIRJE LEKURE QE KA RI NE BURG APO MALDIVE A BORA BORA....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'